Shqipëria pësoi një humbje 2-1 me përmbysje në Helsinki përballë Finlandës, ku ndikuan edhe episodet. Gazetari Gëzim Sinemati ka komentuar në Top Albania Radio këtë sfidë, duke u ndalur te kartoni i kuq i Etrit Berishës në minutën e 22’, duke u shprehur se ishte një gabim që nuk duhet të vinte nga ai.
“Kur morëm me Bjellorusinë një dhuratë, e kaluam më lehtë. Tani na u bë një padrejtësi. Ndikoi kartoni i kuq, por nuk mund të themi që e vendosi. Kam përshtypje që reaguan me vonesë në ndryshimet. Mund të kishin bërë diçka më shumë. ata ishin në superioritet numerik. E zgjidhën nga talenti i Waltës. Ne kishim më shumë raste në portën e tyre. Nuk duhet ta gjejmë fajin te Berisha. Edhe pse ishte një aksident. Më vjen çudi që një lojtar me aq eksperiencë bën dy gabime në një minutë. Pasimi i gabuar dhe ndërhyrja më pas. Pastaj lojtari pa asnjë nxehmje pëson atë gol. Kishim një kundërshtar përballë që mund ta barazonim. Finlanda nuk ishte aq e fortë
Ne e thamë përpara se përse nuk po bëheshin ndërrimet. Ne nuk duhet t’i ngeleshim peng atij momenti. Kishim përballë një ekip jo aq të fortë. Ne i bëjmë dramatike gjërat. Unë kam hall të zmadhohet pjesa që ngeli, jo episodi i minutës 22’. Nuk kishte reagim. Kur u ndryshuan lojtarët ishte diçka me shpresë. Rasti i Dakut ishte ai që nisi topin për Pilon. Më pas ai e mori anash dhe nuk la më shumë sipërfaqe për të goditur.
Pyetja është pse e bëri ai atë? Ai duhet ta bëj i fundit atë gabim. 37 vjeç, me më shumë eksperiencë nga të gjithë. U mor pas dy vitesh polemika, nuk mund ta bënte atë gabim. Ky pasi gaboi të parën, gaboi edhe të dytën”, u shpreh Sinemati. Top Channel

