Një konflikt mes bashkëshortëve në Libohovë për pak sa nuk përfi në tragjedi mbrëmjen e së shtunës. 40-vjeçari Tefik Beqo kërcënoi se do të vriste gruan me armë automatike dhe më pas u largua me makinë, duke qëlluar në ajër. Burri, kishte precedent të mëparshëm penal. Pas njoftimit për kërcënimin, policia nisi kërkimet dhe negociatat me të, të cilat zgjatën rreth 2 orë e 30 minuta, derisa u bë i mundur arrestimi i tij. LEXO edhe...Gjirokastër/ Kapen me kanabis pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari dhe vihet nën hetim një tjetër! Sekuestrohet lënda narkotike, një automjet dhe dy celularë (EMRAT) Gjatë ndërhyrjes, efektivët konstatuan se arma automatike kishte fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës. Arma dhe municioni u sekuestruan, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit Kanosi bashkëshorten se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe qëlloi në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal. Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Sekuestrohen arma e zjarrit automatike, me fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehëri me municionin përkatës. Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe negociatave të zhvilluara nga shërbimet e Policisë, u finalizua operacioni policor “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit T. B., 40 vjeç, banues në Libohovë, me precedent të mëparshëm penal. Ky shtetas, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, arma e zjarrit automatike u konstatua me fishekë në folenë e fishekut, si dhe me krehërin me municionin përkatës. Arma dhe krehëri me municion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al Gjirokaster Libohove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 21.8% Asnjëra 6% Vota total: 1259 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
