Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizte me pushkë e fishekë, arrestohet i mituri në Vaqarr (VIDEO)


Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Allgjatë në Vaqarr për armëmbajtje pa leje. I mituri lëvizte me një pushkë gjysmëautomatike si dhe me 140 fishekë.

Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Allgjatë në Vaqarr për armëmbajtje pa leje. I mituri lëvizte me një pushkë gjysmëautomatike si dhe me 140 fishekë. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë. LEXO edhe...Nis Maratona e Tiranës, 5,800 vrapues nga 40 shtete pushtojnë rrugët e kryeqytetit! Çmimi i madh 5 mijë euro (VIDEO) Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”. Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri të dyshuar pushkë, gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. P.J/A.E/ReportTv.al armembajtje pa leje vaqarr Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 28.6% Nuk e di 8.9% Vota total: 2245 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?