Lajme Zone
Lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur/ U largua me shpejtësi pas sinjalit nga policia për të ndaluar, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë (VIDEO)
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur/ U largua me shpejtësi pas sinjalit nga policia për të ndaluar, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë (VIDEO)

Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”. Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Sipas policisë ky shtetas lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur. Gjithashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar menjëherë.

Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”. Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Sipas policisë ky shtetas lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur. Gjithashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar menjëherë. Por pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit, Arben Mhillaj. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i arrestuar, Arben Mhillaj, është vëllai i shtetasit në kërkim Florin Mhillaj, 36 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në rrugën “Balldren-Torovicë”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy personave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i plotë: Lezhë-Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”

Qarkullonte me automjet të blinduar dhe i armatosur, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, kapet dhe arrestohet 41-vjeçari.

41-vjeçari me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, krehri i saj me disa fishekë, si dhe automjeti i blinduar.

Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lezhe policia