Lajme Zone
Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Velaj vijon të firmosë nga qelia e paraburgimit të Durrësit, largime nga detyra. Veliaj firmosi shkarkimin e nënkryetarit Blendi Sulaj, i cili e mbante këtë detyrë që prej vitit të kaluar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia e paraburgimit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Blendi Sulaj. Shkarkimi i Sulajt, që e mbante këtë post që prej vitit të kaluar, vjen pas tre dorëheqjeve të miratuara një ditë më parë, të nënkryetares së Bashkisë Anuela Ristani, sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe Shefes së Kabinetit Blerina Beshku. Në vend të Hoxhës Veliaj komandoi sërish Alban Dokushin, i cili kishte mbajtur më herët këtë pozicion dhe ishte rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Administrative. LEXO EDHE:Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI) Dokushi u shkarkua nga Anuela Ristani një muaj pas arrestimit të Veliajt. Më pas ai e dërgoi çështjen në Gjykatë dhe më 3 qershor Apeli vendosi kthimin e tij në detyrë. Moszbatimi i këtij vendimi ishte edhe një nga argumentet e Veliajt kur i tërhoqi Ristanit delegimin e kompetencave në 28 gusht. Edhe pse në burg prej 10 shkurtit të 2025 Veliaj vijon të jetë kryetar ligjërisht i Bashkisë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi nismën e Këshillit Bashkiak e më tej qeverisë për ta shkarkuar. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane bashkia tirane blendi sulaj erion veliaj anuela ristani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Liu: 02/09/2026 14:48 Bravo lali blendi suma hiq dhe ate te policise bashkiake

Kot gjith parkingjet e zena me karrige e bizneseve e qytetari thjesht rrin ne rruge Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 3997 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?