Lajme Zone
Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama: Do të vazhdojë të jetë e angazhuar…
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama: Do të vazhdojë të jetë e angazhuar…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës si ministre e Shëndetësisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës si ministre e Shëndetësisë. Teksa e ka falenderuar për punën e bërë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama ka njoftuar se ajo do të vazhdojë të jetë një ndihmë me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.

“FALEMINDERIT🙏 Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar😍 Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama krahas videos. Nga karriera akademike në Universitetin Kembrixh te angazhimet politike në Shqipëri, Evis Sala jep dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë pas një viti në detyrë

Politikë Pas dorëheqjes nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, edhe Evis Sala ka reaguar më parë përmes një postimi, duke thënë se largohet për shkak të disa angazhimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës.

Ajo e ka cilësuar vitin e kaluar në detyrë si një periudhë me shumë sfida dhe vështirësi.

“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.

Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.

I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.

Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh. Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.

Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar. Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund. Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij!”, shkruan Sala. Top Channel