Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një sërë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve dhe në përbërjen e qeverisë. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ndryshime janë bërë edhe në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve. Emiliano Gjika është liruar nga posti i kryetarit të agjencisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Ina Zeqaj. Vendimet u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 25 shtator 2026.
