Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy ndryshimeve të reja në kabinetin ekzekutiv. Përmes vendimeve të marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, janë zyrtarizuar emërimet në dy ministri: -Anila Rexha është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. -Kevin Bufi është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Këto lëvizje në nivelin e dytë drejtues të ministrive vijnë në një moment kur vëmendja publike dhe ndërkombëtare është përqendruar te kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie, reforma strukturore dhe menaxhimin e krizës institucionalizuese në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

