Lajme Zone
Lëndimet nga protesta/ 2 efektivë te “Trauma’, 4 protestues nën mjekim
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Lëndimet nga protesta/ 2 efektivë te “Trauma’, 4 protestues nën mjekim

Protesuesit e shumtë në numër kërkojnë t’i afrohen godinës...

Dy efektivë policie janë nën kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, për shkak të lëndimeve nga protesta.

Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenien Sociale bën më dije se aktualisht në QSUT nuk ka asnjë të lënduar./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.