“Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Në vijim të vlerësimit shumë pozitiv të IBAR-it, kapitulli 20 bëhet i katërti që mbyllet përkohësisht brenda pak muajsh. Ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le ta tundim këtë shtëpi, le ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër, ne jemi të vetëdijshëm që progresi nuk matet me grupkapitujt e mbyllur, matet me reformat dhe rezultatet e prekshme që janë arritur. Falënderime për presidencën irlandeze. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Presim me padurim të mbajmë samitin e ardhshëm së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë”, tha Rama.
Vijon… Top Channel

