Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, pjesëmarrjen në qeveri dhe drejtimin e Kuvendit, duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve. Vendimi u bë publik nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar. Tërheqja vjen pas negociatave të dështuara mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për krijimin e një marrëveshjeje politike. Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte njohur të drejtën e LVV-së për të udhëhequr qeverinë dhe Kuvendin në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa kishte propozuar që të merrte përgjegjësinë për institucionin e Presidentit dhe një rol në ekzekutiv, me argumentin se kjo do të garantonte stabilitet institucional dhe një shumicë më të qëndrueshme. Në vend të kësaj, sipas tij, oferta e Vetëvendosjes parashikonte vetëm pjesëmarrje në qeveri pa rol vendimmarrës. Për këtë arsye, LDK vendosi të tërhiqet nga çdo kërkesë politike, të kalojë në opozitë. LEXO EDHE:'Më larguan për postimet në Facebook', kunati i Hashim Thaçit shkarkohet nga Policia e Kosovës pas 26 vitesh, Visoqi: Do ta mbaj kokën lart! ‘’Për LDK kapërcimi i kësaj gjendje kërkon maturi politike, respektim të rëndit kushtetuese, përgjegjësi si LDK, nuk është të ushqejmë krizën, por të ofrojmë daljen prej krizës. Kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit. VV’ja ja kemi njohur të drejtën për të udhëhequr me qeverinë dhe kuvendin, në përputhje me rezultatin, për LDK kemi propozuar përgjegjësinë e institucionet së presidentit së bashku me një rol në ekzekutiv, kështu në pikëpamjen tonë do të kishim edhe stabilitet institucional, qeveri të qëndrueshme me shumë vota, dhe promovim të vlerave demokratike. Fatkeqësisht përgjigja e VV’së nuk kishte ofertë partneriteti, ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim, në një qeverisje që do të kontrollohej tërësisht nga njëra palë. LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. Heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e Presidentit”, ka thënë ai. Ai zbuloi gjithashtu se gjatë bisedimeve Albin Kurti kishte ofruar postin e zëvendëskryeministrit dhe tre ministri, ofertë që nuk u pranua nga LDK. “Fatkeqësisht, përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishte ofertë partneriteti. Ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim dhe për një prani dekorative të LDK-së dhe për një qeverisje që do të kontrollohej tërësisht nga njëra palë. Në këtë përgjige LDK-së i ishin ofruar vetëm tre ministri dhe zëvendëskryeministri”, deklaroi Abdixhiku. Megjithatë, LDK nuk do të qëndrojë jashtë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Abdixhiku e bëri të qartë se partia do të marrë pjesë në votim, por vetëm nëse kandidati është një figurë jopartiake dhe e dakordësuar mes forcave politike. “Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për partner, s’do ta ketë as si dekor. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do ta ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, s’do ta shndërrojmë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”, tha Abdixhiku Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:29 'Të shmangen zgjedhjet' Vjosa Osmani mbështet qëndrimin e LDK-së: Kosovës i duhet një president që mbron Kushtetutën Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga çdo kërkesë për poste shtetërore dhe për të kaluar në opozitë, duke mbështetur qëndrimin e shpallur më herët nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shpërndau konferencën për shtyp të Abdixhikut dhe theksoi se qëllimi është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe zgjedhja e një presidenti që mbron Kushtetutën.“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin. Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, shkroi Osmani në rrjete sociale U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Lumir Abdixhiku kosove Albin Kurti LDK Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.1% Jo 52% I/e dyzuar 7% Vota total: 4513 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

