Lajme Zone
Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm

Në vend të Lamallarit, drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Ervin Demo dhe Befor Lamallari Rama sqaron se me këtë ndryshim, çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari është larguar nga posti i ministrit të Brendshëm, me vendim të kryeministrit Edi Rama duke bërë një tjetër lëvizje në kabinetin qeveritar.

Në vend të Lamallarit, drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Rama e bëri publik vendimin, duke njoftuar se Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, por jo nga ekipi i tij. Sipas kryeministrit, ai do të kalojë në Kryeministri, ku do të vijojë angazhimin pranë kreut të qeverisë.

Lëvizja nuk prek vetëm drejtimin politik të dikasterit. Rama njoftoi gjithashtu se çështjet e pushtetit vendor, të cilat deri tani mbuloheshin nga Demo si ministër shteti, do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme.

“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.

Demo u zotua se do të vijojë të ketë në fokus të detyrës dhe veprimtarisë së tij objektivat qeveritare.

“Kryeministër së pari shumë faleminderit për besimin. Është përgjegjësi shumë e madhe. Jam i bindur që do të çoj përpara prioritetet e qeverisë. Patjetër ato që ka nisur Besforti dhe ka bërë një punë shumë të miurë, patjetër unë do tëvazhdoj tyë bashkëpunoj me Besfortin edhe në kapacitetin e vet këtu në Kryeministri. Jam i bindur që punët jo thjeshtë të Ministrisë së Brendshme po ajo që ka të bëjë më shumë me marrëdhënien që kemi me komunitetet në tërësi edhe në kuadër të Besës, besoj që Ministria e Brendshme ka një rol shumë të rëndësishëm dhe do jemi tërësisht të fokusra për ta çuar përpara”, tha Demo.

Para emërimit si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor në shtator 2025, Ervin Demo ka mbajtur për gjashtë vite postin e kryetarit të Bashkisë së Beratit. Ai mori drejtimin e bashkisë në vitin 2019 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2025, kur kaloi nga pushteti vendor në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.

Pas njoftimit të Ramës, Besfort Lamallari reagoi duke falënderuar kryeministrin për besimin që, sipas tij, i ka dhënë gjatë 10 viteve. Ai konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Ramës në Kryeministri.

“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.

Besfort Lamallari mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026, pas ndryshimeve në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama. Ai u dekretua ministër i Punëve të Brendshme më 4 mars, ndërsa më 6 mars mori zyrtarisht detyrën duke pasuar Albana Koçiu.

Përpara se të merrte drejtimin e këtij dikasteri, Lamallari kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë nga shtatori i vitit 2025 deri në mars 2026. Më herët, ai kishte mbajtur për një periudhë të gjatë postin e zëvendësministrit të Brendshëm, detyrë në të cilën ishte emëruar më 9 tetor 2017.

Lëvizja në Ministrinë e Brendshme vjen vetëm pak ditë pas ndryshimit në një tjetër dikaster të rëndësishëm të qeverisë, atë të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Më 2 shtator, Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë, gjatë mbledhjes së qeverisë. Sala e lidhi largimin e saj me angazhime të reja ndërkombëtare në fushën e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit. Ajo kishte marrë drejtimin e ministrisë në shtator 2025, kur Rama formoi kabinetin e mandatit të katërt pas zgjedhjeve parlamentare.

Në vend të Salës, u emërua si ministre Shëndetësie Klodiana Spahiu, e cila para emërimit në këtë dikaster mbante postin e nënkryetares së Kuvendit.largohet nga minsitria e brendshme besfor lamallari ervin demo emerohet minister i brendshem Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Presidenti Begaj përkujton 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë 11 Shtator 2026, 08:5308:53Politike "Të parët në rajon në PISA"/ Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan! 11 Shtator 2026, 08:0308:03Politike Berisha në SHBA: Rama dhe Veliaj kishin një projekt ndaj meje 11 Shtator 2026, 07:3907:39Politike “S’ka luftë mes qeverisë dhe gjyqësorit”, deputetja e PS: Do miratohet ligji, magjistratët të ishin pak më të duruar 10 Shtator 2026, 20:3720:37Politike Përplasje në Rrajcë për Reformën Territoriale/ Deputetët e Ramës 'kyçin' gojën, banorët braktisin takimin 10 Shtator 2026, 20:1520:15Politike “S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë 10 Shtator 2026, 19:0019:00Politike