Lajme Zone
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat janë njësoj për të gjithë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat janë njësoj për të gjithë

Lamallari thekson se automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen, duke nënvizuar se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me pamje të aksionit policor, Lamallari thekson se automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen, duke nënvizuar se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë përdoruesit e rrugës. LEXO edhe...‘Zhurma nuk është argëtim’, policia kontrolle për muzikën, Lamallari: Zero tolerancë "Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit", shprehet ministri. Lamallari thekson se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit. "Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë", përfn ministri. Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Në dy javët e fundit, në gjithë vendin janë ndëshkuar më shumë se 500 drejtues mjetesh për këtë shkelje. Xh.K/ReportTv.al xhamat e zinj Besfort Lamallari ministria e brendshme Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 2877 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?