Lajme Zone
Lagarde paralajmëron inflacion të lartë në Europë, BQE shqyrton një tjetër rritje të normave të interesit në dhjetor
EkonomiReport TV

Lagarde paralajmëron inflacion të lartë në Europë, BQE shqyrton një tjetër rritje të normave të interesit në dhjetor

Shqetësimi kryesor mbetet ndikimi që shtrenjtimi i kredive mund të ketë në ekonominë europiane.

Inflacioni në Eurozonë pritet të mbetet i lartë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa Banka Qendrore Europiane (BQE) po shqyrton mundësinë e një tjetër rritjeje të normave të interesit në dhjetor. Paralajmërimi vjen nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në një intervistë për gazetën japoneze Yomiuri Shimbun. Lagarde tha se ende nuk mund të konfirmojë nëse normat e interesit do të rriten muajin e ardhshëm, por theksoi se aktualisht nuk ka sinjale që tregojnë një ndryshim të prirjes së inflacionit. LEXO edhe...Christine Lagarde largohet nga drejtimi i Bankës Qendrore Europiane 9 muaj para përfundimit të mandatit: Po iki me bindjen se kam bërë një punë të mirë (VIDEO) “E dimë se normat e inflacionit do të mbeten të larta gjatë tremujorëve të ardhshëm”, deklaroi ajo. Sipas Lagarde, BQE po ndjek me kujdes marrëveshjet shumëvjeçare të pagave, pritshmëritë e kompanive për rritjen e tyre dhe tregues të tjerë ekonomikë, për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Aktualisht, inflacioni në Eurozonë është dyfishi i objektivit prej 2% të BQE-së. Për këtë arsye, disa zyrtarë kanë sinjalizuar një rritje të mundshme të normave të interesit me 0.25 pikë përqindjeje në dhjetor. Një vendim i tillë do të pasonte dy rritjet e mëparshme, të ndërmarra pas shtrenjtimit të energjisë si pasojë e luftës kundër Iranit. Megjithatë, sipas Bloomberg, shqetësimi kryesor është se sa mund të rriten më tej kostot e huamarrjes pa dëmtuar ekonominë e 21 vendeve të Eurozonës. Ndërkohë, Lagarde, 70 vjeçe, ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i BQE-së në shkurt, rreth nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit. Në garë për ta pasuar janë holandezi Klaas Knot dhe spanjolli Pablo Hernández de Cos. E pyetur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027, Lagarde tha se nuk e ka një plan të tillë, por synon të marrë pjesë në debatin publik dhe të shprehë qëndrimet e saj për kandidatët. U.D/ReportTv.al Christine Lagarde inflacioni Banka Qendrore Evropiane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.2% Veliajn 18.5% Asnjërin 32.3% Vota total: 1756 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?