Të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhia, iu gjet sot një telefon celular, në qelinë ku ai vuan dënimin në burgun e Drenovës. Edhe më parë ka patur episode, që e kanë lidhur atë me telefona të gjetur në burg, por këtë herë, siç mëson Report Tv, ai u kap ndërsa e kishte në dorë celularin. Ka qenë ora 6 e mëngjesit të kësaj të mërkure, kur forcat operacionale të burgjeve, kanë hyrë në qelinë e tij, në kuadër të një kontrolli të ushtruar pas një vlerësimi në bazë rrisku. Telefoni i është dërguar SPAK-ut për ekspertizë. LEXO edhe...Lirohen 60 të burgosur në Korçë: Duhej! Më pret një jetë e re Laert Haxhiu është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën çështje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Të dënuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim... SI.E./ReportTv.al burgu i Drenoves Laert Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 3575 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

