Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Laboratori i kokainës në Frakull/ U dënua me 14 vite burg nga GJKKO, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri ‘kimisti’ Saimir Rosales Rodriguez


Saimir Rosales Rodriguez është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull.

Ekstradohet nga Kolumbia Saimir Rosales Rodriguez. Ai është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull. Rodriguez, i njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull. Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit antikokainë, por u arrestua në Ekuador, në shtator 2025. Sipas dosjes hetimore, kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Kokaina fshihej në pleh artificial. Ajo vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri bëhej ekstraktimi i saj nga plehu. LEXO EDHE:Dita e 7-të e protestës kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, protestuesit djegin kartat e anëtarësisë së PS (VIDEO) Hetimi i nisur në vitin 2022, e zbuloi lëndën narkotike në magazinën e familjes Çervanaku ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: spak GJKKO Saimir Rosales Rodriguez frakull Fier laborator kokaine ne fier Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1919 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?