Lajme Zone
Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës

Sipas informacioneve paraprake, 38-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Një shqiptar i Kosovës ka pësuar një aksident me motor pranë fshatit Fan në Mirditë dhe ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, 38-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ai s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. LEXO edhe...Po lëvizte me taksi, grabitet me dhunë pasagjeri në Ishull-Lezhë! 2 persona i zënë pritë dhe i marrin një orë ‘Rolex’, paratë e sendet personale Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. P.J/ReportTv.al Lezhe mirdite aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1920 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?