Lajme Zone
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë

Kolumbiani Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull, u njoh në GJKKO me masën “arrest në burg”. I ekstraduar nga Ekuadori, ai është dënuar me 14 vite burg për rolin kyç në përpunimin e kokainës.

Kolumbiani Samir Rosales Rodriguez, i ekstraduar të enjten në Tiranë si pjesë e grupit kriminal të laboratorit të kokainës në Frakull, u njoh me rivlerësimin e masës “arrest në burg” në Gjykatën e Posaçme këtë të shtunë. Saimir Rosales Rodriguez është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë nga GJKKO pas hetimeve të SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull. LEXO edhe...Paradoksi i drejtësisë shqiptare! Në ’97-ën Zani Çaushi gjykohej pa kafaz dhe me kamera në sallë, në 2026 GJKKO ngre barriera për median (VIDEO) Rodriguez, do të vuaj dënimin me 14 vite burg të dhënë më herët në mungesë nga GJKKO. I njohur si “Kimisti”, konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull. Ai ishte larguar nga Shqipëria pas operacionit, por u arrestua në Ekuador, në shtator 2025. Sipas dosjes hetimore, kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare. Kokaina fshihej në pleh artificial. Ajo vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri bëhej ekstraktimi i saj nga plehu. Hetimi i nisur në vitin 2022, e zbuloi lëndën narkotike në magazinën e familjes Çervanaku ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al laborator kokaine ne fier GJKKO kolumbi Samir Rosales Rodriguez Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 60.9% Nuk e di 4.9% Vota total: 3068 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?