Lajme Zone
Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i dyshuar për djegien e 3 automjeteve në dy raste të ndryshme. Në një tjetër operacion, policia arrestoi një 32-vjeçar që u kap me pistoletë, 35 fishekë dhe kokainë.

ELBASAN- Një 43-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se u ka vënë flakën tre automjeteve në dy raste të ndryshme. Ervis Kuka dyshohet se më 7 gusht dogji me benzinë makinën që përdorej nga një 26-vjeçar, ndërsa nga hetimet rezultoi se ishte autor i dyshuar edhe i djegies së dy automjeteve të tjera më 28 qershor. Në një tjetër operacion, policia arrestoi Dervish Rustën, 32 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” me një pistoletë, 35 fishekë dhe një sasi të dyshuar kokaine. LEXO edhe...Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradën e re ‘Elbasan-Qafë Thanë’ pjesë e Korridorit VIII, ARRSH: Do ta shqyrtojmë Arma, municioni dhe lënda narkotike u sekuestruan nga policia. Njoftimi i policisë Zbardhen dy raste të djegies së qëllimshme të automjeteve, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, me municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”. * Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Fire”, si rezultat i veprimeve të kryera dhe i hetimeve të thelluara, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:E. K., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se më datë 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore, shtetasi E. K. dyshohet se është autor edhe i djegies së dy automjeteve, në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026. * Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mbikëqyrja”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:D. R., 32 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë zjarri pistoletë, 35 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi D. R. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. SI.E./ReportTv.al Elbasan Ervis Kuka Dervish Rusta Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3117 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?