-Asnjë bashki me mbi 50.000 banorë nuk propozohet për shkrirje. -Asnjë bashki që është qendër qarku nuk preket nga reforma. LEXO edhe...Tabaku: Reforma territoriale e PS-së centralizon pushtetin dhe dobëson përfaqësimin e qytetarëve (VIDEO) Debati për reformën administrativo-territoriale në Shqipëri është përqendruar kryesisht te numri i bashkive që do të mbeten. Shpesh krijohet përshtypja se sa më e madhe të jetë një bashki, aq më efikase do të jetë. Megjithatë, përvoja evropiane dhe vetë të dhënat e projektit të reformës tregojnë se realiteti është shumë më kompleks. Sipas European Local Government Report 2025, një bashki në Bashkimin Evropian ka mesatarisht 22.455 banorë. Por kjo mesatare nuk përfaqëson një standard apo model të detyrueshëm. Përkundrazi, Evropa karakterizohet nga modele shumë të ndryshme të organizimit territorial. Në njërin ekstrem qëndrojnë vende si Çekia, Franca dhe Sllovakia, ku një bashki ka mesatarisht rreth 1.700-1.900 banorë, duke privilegjuar afërsinë me qytetarin dhe përfaqësimin lokal. Në anën tjetër janë Danimarka, Holanda, Lituania dhe Suedia, ku bashkitë janë shumë më të mëdha dhe administrojnë territore me 35.000-60.000 banorë. Me projeksionin e ri territorial Shqiperia me 46 bashkit do të kenë 52.000 banore në territorin e tyre. Kjo tregon një fakt të rëndësishëm: Evropa nuk njeh një model unik për madhësinë e bashkive. Madhësia është rezultat i historisë, traditës, gjeografisë, funksioneve dhe modelit të decentralizimit që ka zgjedhur secili shtet. Nga analiza e projektit të paraqitur nga qeverie rezulton se propozohet shkrirja e 15 nga 61 bashki, ose rreth 24,6% e tyre. Nga këto: -6 bashki i përkasin grupit me më pak se 10.000 banorë, -9 bashki grupit me 10.000-50.000 banorë; -Asnjë bashki me mbi 50.000 banorë nuk propozohet për shkrirje. -Asnjë bashki që është qendër qarku nuk preket nga reforma. Në pamje të parë mund të krijohet ideja se kriteri demografik ka qenë vendimtar. Por një analizë më e kujdesshme tregon një tablo tjetër. Brenda grupit të bashkive me më pak se 10.000 banorë, shkrihen vetëm 6 nga 15, ndërsa 9 bashki me karakteristika shumë të ngjashme mbeten të pandryshuara. E njëjta situatë përsëritet edhe në grupin 10.000–50.000 banorë. Nga 33 bashki, propozohet shkrirja e vetëm 9, ndërsa 24 bashki të tjera me madhësi të krahasueshme nuk preken. Këto të dhëna nuk provojnë se kriteri i popullsisë është i gabuar. Përkundrazi, popullsia është një element i rëndësishëm në çdo analizë territoriale. Por, debati nuk duhet të reduktohet te pyetja nëse një bashki është e vogël apo e madhe. Përvoja evropiane dëshmon se funksionojnë si modele me bashki shumë të vogla, ashtu edhe modele me bashki shumë të mëdha. Ajo që bën diferencën nuk është vetëm madhësia, por mënyra se si ndërtohet sistemi i qeverisjes vendore, niveli i decentralizimit, burimet financiare, kompetencat dhe kapacitetet administrative. SI.E./ReportTv.al reforma territoriale Agron Haxhimali Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3117 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

