Lajme Zone
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 23 vatra në 24 orë, vetëm dy zona nën monitorim
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 23 vatra në 24 orë, vetëm dy zona nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 23 vatra. Pas ndërhyrjeve në terren dhe nga ajri, pjesa më e madhe e tyre është shuar, ndërsa vetëm dy zona vijojnë të mbahen nën monitorim.

Pas ndërhyrjeve intensive nga toka dhe ajri, pjesa më e madhe e 23 vatrave është neutralizuar, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 23 vatra. Pas ndërhyrjeve në terren dhe nga ajri, pjesa më e madhe e tyre është shuar, ndërsa vetëm dy zona vijojnë të mbahen nën monitorim.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të rrezikojë banorët apo zonat e banuara.

Për përballimin e flakëve u angazhuan 445 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse. Operacionet u mbështetën nga 65 efektivë dhe tre automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe nga dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur, por strukturat vendore vijojnë monitorimin e zonës, ndërsa në Priskë flakët janë shuar plotësisht.

Nën kontroll është vendosur situata edhe në Kavajë. Operacioni në Çikallesh dhe Leshtej-Collak ka përfunduar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri. Edhe vatra në Mushnik të Rrogozhinës është shuar.

Në Mallakastër vijon puna në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor për eliminimin përfundimtar të vatrës. Zjarri mbetet aktiv nën kurorë në krahun verior, ndërsa forcat në terren po mbajnë situatën nën vëzhgim.

Në Plan të Bardhë të Klosit, ndërhyrja e zjarrfikësve, Policisë së Shtetit, strukturave bashkiake, vullnetarëve, OSHEE-së dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Të neutralizuara plotësisht janë edhe vatrat në Kostren 2 të Beratit dhe Uruçaj të Peqinit.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e territorit dhe mbeten në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.zjarr ministria e mbrotjes aktive Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pronat e konfiskuara, 75% e tyre ndodhen në Tiranë 8 Gusht 2026, 10:0110:01Aktualitet Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen disa vatra; izolohen zonat problematike 8 Gusht 2026, 09:1009:10Aktualitet E pazakontë në Devoll, ariu hyn në objektin e shenjtë dhe shkatërron gjithçka 8 Gusht 2026, 08:5808:58Aktualitet Kush është Jülide Yazıcı, mësuesja turke me azil politik në Francë që u arrestua për llogari të Erdogan dhe u la në burg 8 Gusht 2026, 08:4808:48Aktualitet Tranzicioni demokratik i Shqipërisë dhe fenomenet e reja autoritare 8 Gusht 2026, 08:4308:43Aktualitet Rritet fluksi në kufirin Kosovë-Shqipëri, qindra automjete drejt bregdetit 8 Gusht 2026, 08:3608:36Aktualitet