Lajme Zone
“Kylian do të jetë kapiteni im”, Zidane flet për Mbappé, Benzeman dhe Topin e Artë
SportTop Channel

“Kylian do të jetë kapiteni im”, Zidane flet për Mbappé, Benzeman dhe Topin e Artë

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht epokën e tij në stolin e Francës dhe vendimi i parë i rëndësishëm nuk ka sjellë surpriza: Kylian Mbappé do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të “Les Bleus”.

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht epokën e tij në stolin e Francës dhe vendimi i parë i rëndësishëm nuk ka sjellë surpriza: Kylian Mbappé do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të “Les Bleus”. Trajneri i ri i kombëtares franceze e konfirmoi këtë gjatë konferencës për shtyp, pasi publikoi listën e tij të parë prej 23 lojtarësh.

“Po, Kylian do të jetë lojtari im i ri dhe ai do të jetë kapiteni im”, deklaroi Zidane, duke i dhënë kështu besim të plotë sulmuesit të Real Madridit për të udhëhequr Francën në epokën e re. Një tjetër temë e pashmangshme ishte Topi i Artë, ku Mbappé është në garë me bashkëkombësin e tij Ousmane Dembélé. Zidane zgjodhi të mos hyjë në debatin për fituesin dhe theksoi se rivaliteti individual nuk duhet të ndikojë te kombëtarja. “Çdo lojtar ka ambicien të fitojë Topin e Artë. Kur të mblidhemi, nuk do të ketë probleme të brendshme. Do të përqendrohemi te ndeshjet tona”, tha trajneri francez.

Zidane foli gjithashtu për një emër që mungon në listën e tij të parë: Karim Benzema. Trajneri i ri nuk e fshehu admirimin për ish-sulmuesin e Real Madridit, por bëri të qartë se për momentin preferon të shohë lojtarët e rinj. “Karim Benzema, e adhuroj, jam i mahnitur nga karriera e tij, por sot dua të shoh lojtarë më të rinj. Kjo nuk i heq asgjë karrierës së tij”, deklaroi Zidane.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me Aurélien Tchouaméni, i cili nuk është përfshirë në listën e parë të Zidane. Mesfushori i Real Madridit ka kaluar pothuajse dy muaj jashtë fushave dhe deri tani ka vetëm 180 minuta lojë.

“Aurélien është një lojtar që qëndroi jashtë fushave për gati dy muaj. Ka 180 minuta kohë loje. Për rikuperimin e tij, ishte më mirë për të të qëndronte në Madrid dhe të vazhdonte stërvitjen”, shpjegoi Zidane. Kështu, aventura e re e një prej legjendave më të mëdha të futbollit francez nis me disa mesazhe të qarta: Mbappé mbetet lideri i Francës, dera për veteranët nuk është domosdoshmërisht e mbyllur, ndërsa Zidane kërkon t’i japë hapësirë brezit të ri.

Në qendër të kësaj epoke të re do të jetë pikërisht Mbappé, i cili tashmë do të jetë kapiteni i Francës nën drejtimin e trajnerit që ka shkruar disa nga faqet më të mëdha të historisë së futbollit francez. Top Channel