NEW YORK- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, ku ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u dënua me 25 vjet burg, më 16 shtator.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Thaçi u tradhtua dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bënim më shumë për të.
“Hashim Thaçi nuk është me ne sot këtu dhe nuk mund të jetë këtu, sepse ky vend e tradhtoi sepse Joe Biden që e emërtoi George Washingtonin e Kosovës e tradhtoi, sepse edhe pse gjenerali Clark dhe disa miq amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirë për Hashim Thaçin, dhe kjo s’më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj me ju dhe do ndalem këtu sepse nuk dua të them më shumë. Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, tha ai./abcnews.al Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Hashim Thaçirama

