Lajme Zone
“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet
SportTop Channel

“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër pas sjelljes së tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u dëgjuan kore me emrin “Jota, Jota, Jota”.

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër pas sjelljes së tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u dëgjuan kore me emrin “Jota, Jota, Jota”. Sulmuesi portugez e ka konsideruar këtë sjellje si të papranueshme dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kampionatit.

“Liga duhet të veprojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje nga tifozët. Kjo nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij”, është shprehur Ronaldo. Por ylli portugez shkoi edhe më tej, duke kërkuar masa drastike ndaj tifozëve që kalojnë kufijtë e sjelljes sportive.

“Njerëzit që sillen në këtë mënyrë nuk duhet të lejohen kurrë më të hyjnë në stadium”, deklaroi Ronaldo. Reagimi i tij vjen në një moment kur futbolli saudit po përpiqet të konsolidojë imazhin e tij ndërkombëtar, ndërsa sjelljet e tilla nga tribunat rikthejnë debatin për kufijtë mes rivalitetit sportiv dhe mungesës së respektit. Top Channel