Foto ilustruese/ Pas denoncimeve për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin, Pamfleti u përball me kërcënime, presione dhe ndjekje që përfshinë struktura të SHISH dhe Policisë së Shtetit Dosja që ka rrëzuar Vlora Hysenin nga kreu i SHISH dhe ka zbuluar marrëdhënien e saj të pazakontë me Ergys Agasin rikthen sot edhe një histori që Pamfleti e ka përjetuar drejtpërdrejt, presionin, përndjekjen dhe shantazhet që nisën ndaj drejtuesve të medias pikërisht pasi publikuam investigimet për Hysenin dhe më pas për Agasin.
Pamfleti kishte hyrë shumë më herët në një terren që duket se i shqetësonte të dy, pasi gazeta publikoi denoncime për të kaluarën e Hysenit në Kosovë, mënyrën e emërimit të saj në SHISH dhe lidhjet e saj familjare, përfshirë shkrimin për dy të afërm të identifikuar si Izet dhe Skënder, për të cilët burimet tona flisnin për dënime për trafik droge në Gjermani. Pikërisht pas këtij publikimi nisi një nga episodet më të rënda të presionit ndaj drejtuesve të Pamfletit. 13 Gusht 2024/ Një person telefonoi në emër të Vlora Hysenit nga numri 069 75 01 908 dhe kërkoi heqjen e pikërisht atij artikulli. Nuk kërkoi përgënjeshtrim, sqarim apo të drejtë përgjigjeje, por fshirjen e shkrimit dhe paralajmëroi se “ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje”. Telefonata iu drejtua editorit Gjergj Zefi, ndërsa numri, komunikimi dhe rrethanat u ruajtën nga redaksia dhe presioni që pasoi kishte në shënjestër drejtuesit e Pamfletit dhe punën editoriale të medias.
Telefonata ishte vetëm fillimi, pasi më pas u vunë në lëvizje struktura të SHISH dhe, në bashkëpunim me segmente të Policisë së Shtetit që drejtohej në atë kohë nga ushtari Ilir Proda, nisi një përndjekje e vazhdueshme ndaj drejtuesve të Pamfletit, me presione, ndjekje dhe tentativa për t’i detyruar të tërhiqeshin nga publikimet që preknin Hysenin, Agasin dhe rrethin e tyre. Ajo që nisi si reagim ndaj një shkrimi u kthye në një mekanizëm presioni ku strukturat e shtetit u vunë në lëvizje kundër një mediaje që po hynte te interesat e njerëzve më të fuqishëm të momentit.
Sot dihet se marrëdhënia mes Hysenit dhe Agasit ishte shumë më e thellë nga sa dukej publikisht, ndërsa vetëm nga 28 qershori deri më 26 gusht 2026 në telefonin e Agasit janë administruar qindra komunikime me Hysenin, në një kohë kur ai ishte në kërkim. Në të njëjtën periudhë, dosja ka prekur edhe Policinë e Shtetit dhe emrin e Ilir Prodës, duke e bërë edhe më të rëndësishme zbardhjen e mënyrës se si lëviznin njerëzit dhe strukturat rreth Agasit.
Përndjekja dhe presionet iu komunikuan shërbimeve partnere dhe strukturave ndërkombëtare me të cilat u nda dokumentacioni që dispononim, ndërsa mbështetja që morëm në atë periudhë ishte e drejtpërdrejtë dhe e rëndësishme. Pamfleti u është mirënjohës partnerëve që e trajtuan seriozisht denoncimin dhe që qëndruan pranë nesh në një moment kur struktura të shtetit shqiptar po përdoreshin për të ushtruar presion mbi drejtuesit e një mediaje.
Sot dihet se marrëdhënia mes Hysenit dhe Agasit ishte shumë më e thellë nga sa dukej publikisht, ndërsa vetëm brenda 2 muajve në telefonin e Agasit janë administruar qindra komunikime me Hysenin, në një kohë kur ai ishte në kërkim. Në të njëjtën periudhë dosja ka prekur edhe Policinë e Shtetit dhe emrin e Ilir Prodës, duke i dhënë një tjetër peshë asaj që Pamfleti denonconte prej kohësh.
Tani radha është e SPAK. Tabulatet, urdhrat operacionalë, komunikimet e brendshme të SHISH, të dhënat e Policisë së Shtetit dhe personat që u vunë në lëvizje kundër drejtuesve të Pamfletit duhet të bëhen pjesë e hetimit pa humbur asnjë ditë. Dosja Hyseni-Agasi nuk mund të mbyllet te 508 komunikimet mes tyre, ndërsa jashtë saj të mbetet mënyra se si dy njerëz me akses të jashtëzakonshëm në pushtet dhe informacion përdorën strukturat e shtetit kundër medias që po i ekspozonte. /Pamfleti vlora hyseni shish policia e shtetit ergys agasi pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Klani Agasi ka kapur TV-të/ Ekranet e “shpëlarjes” ndezin motorrët për Gysin dhe “zemrën”; debati zhvendoset te “armiqtë“ e tij 24 Shtator 2026, 17:4717:47Dosja e zezë Media franceze: Skandali në SHISH, prek sigurinë e NATO-s dhe integrimin e Shqipërisë në BE 24 Shtator 2026, 12:0612:06Dosja e zezë Furtuna e Vlora Hysenit, 'çadra' e Ramës për cunamin e radhës 23 Shtator 2026, 18:0518:05Dosja e zezë “Emra, transferta dhe dëshmi”/ Bomba nga Austria për qeverinë ‘Rama’: Ku shkojnë milionat e korrupsionit? (Video) 23 Shtator 2026, 15:4615:46Dosja e zezë Alarm sigurie për NATO-n nga Tirana/ Shefja që drejtoi inteligjencën civile të Aleancës nën “arrest shtëpie” për sekretet e shtetit 22 Shtator 2026, 14:0014:00Dosja e zezë Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite 'nxin' Ramën dhe zbërthen lidhjet me Ron Yeffet 21 Shtator 2026, 18:2218:22Dosja e zezë

