Kushtetuta e parashikon se seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar mbahet të hënën e parë të shtatorit. Këtë vit e hëna e parë bie me datën 7 shtator, por njëkohësisht me këtë datë bie edhe ditë pushimi për shkak se me datën 5 është festa e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ligji e thotë se kur festat bien të shtunën ose të dielën e hëna pasuese është pushim zyrtar. Kuvendi thotë se seanca mund të mbahet të martën e 8 shtatorit dhe jo të hënën. Por akti themeltar i shtetit përcakton në mënyrë eksplicite në nenin 74 se: Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Duke u bazuar në këtë parashikim kushtetues kundër shprehet opozita. Kreu i Grupit Parlamentar Gazement Bardhi tha se: "Nuk mendoj që deputetët kanë nevojë për më shumë ditë pushimi. Kushtetuta është mbi ligjin për festat zyrtare dhe si e tillë duhet të respektohet Kushtetuta". LEXO EDHE:Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës! Qosja: Konsultimi nuk pengon reformën, por i jep legjitimitet Ndërkohë në çdo rast protestuesit që po protestojnë prej më shumë se 80 ditësh kanë paralajmëruar vijimin e protestave para parlamentit që në të kaluarën janë shoqëruar me dhunë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kuvend PD Nene Tereza Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55.1% Keq 32.8% Nuk e di 12.1% Vota total: 1262 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

