Lajme Zone
Magyar sulmon Gellért Jászai-n e 4iG dhe oligarkët e tjerë të Orbán: Jeniçerë, ktheni paratë!
PolitikëPamfleti

Magyar sulmon Gellért Jászai-n e 4iG dhe oligarkët e tjerë të Orbán: Jeniçerë, ktheni paratë!

Kryeministri hungarez Péter Magyar ka lëshuar një ultimatum të hapur ndaj miliarderëve dhe kompanive që u pasuruan gjatë sistemit të Viktor Orbán, duke u kërkuar të kthejnë vullnetarisht paratë dhe pasuritë që, sipas tij, nuk u takojnë. Në deklaratën e tij, Magyar ka përmendur drejtpërdrejt edhe 4iG, grupin hungarez të telekomunikacionit dhe teknologjisë që kontrollon One Albania.

Rama me Gellért Jászai Kryeministri hungarez u kërkon përfituesve të sistemit të mëparshëm të kthejnë vullnetarisht pasuritë që “nuk u takojnë”. Magyar përmend drejtpërdrejt 4iG… Kryeministri hungarez u kërkon përfituesve të sistemit të mëparshëm të kthejnë vullnetarisht pasuritë që “nuk u takojnë”. Magyar përmend drejtpërdrejt 4iG dhe blerjen e Vodafone Hungary: “Oligarkët dhe jeniçerët e NER-it përfitonin vazhdimisht, ndërsa shteti hungarez dhe populli hungarez humbnin”. 4iG është grupi që kontrollon One Albania.

Kryeministri hungarez Péter Magyar ka lëshuar një ultimatum të hapur ndaj miliarderëve dhe kompanive që u pasuruan gjatë sistemit të Viktor Orbán, duke u kërkuar të kthejnë vullnetarisht paratë dhe pasuritë që, sipas tij, nuk u takojnë. Në deklaratën e tij, Magyar ka përmendur drejtpërdrejt edhe 4iG, grupin hungarez të telekomunikacionit dhe teknologjisë që kontrollon One Albania.

“Për të gjithë ata që, si të përkëdhelurit e shtetit, kanë krijuar pasuri me vlerë qindra miliarda gjatë një dekade e gjysmë, kam një mesazh: ndiqni shembullin e Duna Aszfalt”, deklaroi Magyar, sipas mediave hungareze.

Më pas ai e bëri ultimatumin edhe më të qartë: “Ende kanë mundësi të kthejnë vullnetarisht atë që nuk u takon.”

Magyar tha se, nëse kjo nuk ndodh, shteti do të përdorë mjetet ligjore për rikuperimin e parave publike. Ai shtoi se fondet e rikthyera do të përdoren për shëndetësinë, arsimin dhe zhvillimin e bashkive. Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG

25 Gusht, 11:27 Në të njëjtën deklaratë, Magyar u ndal posaçërisht te 4iG dhe marrëveshja për Vodafone Hungary, një prej transaksioneve më të mëdha të telekomunikacionit të viteve të fundit në Hungari.

Duke folur për mënyrën se si u zhvilluan këto marrëveshje gjatë sistemit të mëparshëm, Magyar deklaroi se “oligarkët dhe jeniçerët e NER-it përfitonin vazhdimisht, ndërsa shteti hungarez dhe populli hungarez humbnin”.

NER është emërtimi që përdoret në Hungari për “Sistemin e Bashkëpunimit Kombëtar”, struktura politike dhe ekonomike e ngritur gjatë viteve të qeverisjes së Viktor Orbán.

Magyar tha se qeveria po shqyrton aktivitetet e 4iG dhe blerjen e Vodafone Hungary, duke e vendosur grupin mes çështjeve që po kontrollohen për marrëdhëniet e krijuara me shtetin gjatë qeverisjes së mëparshme.

Fjala e Magyar vjen vetëm pak ditë pasi qeveria hungareze urdhëroi një rishikim të plotë të të gjitha kontratave dhe marrëdhënieve të shtetit me 4iG.

Kontrolli përfshin jo vetëm kontratat shtetërore, por edhe marrëdhëniet financiare dhe pronësore, kreditë, garancitë shtetërore, blerjen e Vodafone Hungary, transaksionet e Antenna Hungária dhe marrëveshjet që lidhen me industrinë hungareze të mbrojtjes.

Qeveria ka ngarkuar katër ministri me shqyrtimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit, 4iG dhe kompanive të kontrolluara drejtpërdrejt ose tërthorazi prej grupit.

4iG u rrit me shpejtësi gjatë viteve të qeverisjes Orbán, duke kaluar nga një kompani e teknologjisë së informacionit në një grup të madh me interesa në telekomunikacion, IT, mbrojtje dhe teknologji hapësinore.

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria hungareze, kompania kishte marrë kontrata nga institucionet shtetërore që prej viteve 2010. Në vitin 2021, 4iG mori pjesë edhe në programin e obligacioneve të Bankës Kombëtare të Hungarisë, përmes të cilit siguroi më shumë se 300 miliardë forinta financim.

Një prej marrëveshjeve që qeveria Magyar po shqyrton është pikërisht blerja e Vodafone Hungary. Transaksioni u realizua nga 4iG së bashku me shtetin hungarez dhe e shndërroi grupin në një prej aktorëve dominues të telekomunikacionit në vend.

Pikërisht për këtë marrëdhënie Magyar përdori formulimin e fortë se “oligarkët dhe jeniçerët e NER-it përfitonin vazhdimisht, ndërsa shteti hungarez dhe populli hungarez humbnin”.

Ultimatumi i tij mbështetet te rasti i Duna Aszfalt, kompani e lidhur me biznesmenin László Szíjj. Kompania vendosi të shlyejë para kohe, së bashku me interesat, financimin e marrë për një projekt rrugor në Afrikë.

Bëhet fjalë për rreth 400 milionë dollarë, ose mbi 100 miliardë forinta. Magyar po u kërkon tani përfituesve të tjerë të sistemit të mëparshëm që të ndjekin të njëjtën rrugë.

“Përfituesit miliarderë të sistemit të mëparshëm kanë ende mundësinë të kthejnë vullnetarisht atë që nuk u takon”, është mesazhi që Magyar përcolli të martën.

Çështja e 4iG ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Grupi hungarez është kompania mëmë e One Albania. Pra duket se telashet do të hapen edhe për filialin shqiptar. /Pamfletigig one albania 1 Komente T Tos 25 Gusht 2026, 16:45 S’ka gje se i mbron hajduti rama keta shoket e burgut Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Mision i panjohur në Moskë, avioni ushtarak amerikan ulet në Rusi 25 Gusht 2026, 15:2915:29Rajoni dhe Bota Tundimi i një fronti të ri në Kaliningrad 25 Gusht 2026, 14:5714:57Rajoni dhe Bota Matthew Palmer ngre alarmin: Vonesa e integrimit të Ballkanit në BE dhe NATO e lë rajonin të cenueshëm 25 Gusht 2026, 14:4814:48Rajoni dhe Bota Gazetari kroat akuza të forta Vuçiçit: Ka vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës 25 Gusht 2026, 14:2714:27Rajoni dhe Bota Irani kërcënon djalin e vogël të Trump, Shërbimi Sekret amerikan vihet në lëvizje 25 Gusht 2026, 14:1814:18Rajoni dhe Bota Zgjedhjet që trembin Vuçiçin dhe skenarët e destabilizimit të Serbisë pas numërimit të votave 25 Gusht 2026, 13:4013:40Rajoni dhe Bota