Lajme Zone
Kuvendi miraton ndryshimet në ligj, Lamallari shpjegon çfarë ndryshon për Policinë e Shtetit: Më shumë meritë dhe më pak burokraci
PolitikëReport TV

Kuvendi miraton ndryshimet në ligj, Lamallari shpjegon çfarë ndryshon për Policinë e Shtetit: Më shumë meritë dhe më pak burokraci

Sipas ministrit Besfort Lamallari, ndryshimet synojnë t'i japin fund vakancave të gjata në drejtim dhe të krijojnë një strukturë më funksionale.

Policia e Shtetit do të funksionojë me rregulla të reja, pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin që rregullon organizimin dhe funksionimin e saj. Sipas ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ndryshimet synojnë ta bëjnë Policinë më funksionale, duke thjeshtuar strukturën drejtuese dhe duke përshpejtuar vendimmarrjen. LEXO edhe...Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Lamallari i përgjigjet opozitës: I certifikuar nga kompanitë prodhuese! Protesta me mercenarë të paguar, largoni njerëzit me kapuça Një nga ndryshimet kryesore lidhet me sistemin e karrierës. Sipas Lamallarit, rikthehet lidhja mes gradës dhe funksionit drejtues, me qëllim që emërimet të mbështeten te merita dhe eksperienca. Amendimet synojnë gjithashtu t'i japin fund vakancave të zgjatura në pozicionet drejtuese, që sipas tij janë krijuar nga procedurat burokratike. Me ndryshimet e reja, synohet që këto poste të plotësohen më shpejt. Një tjetër pikë e reformës është administrimi i burimeve njerëzore. Lamallari tha se do të vendosen rregulla më të qarta për transferimet e efektivëve dhe një sistem disiplinor më proporcional. Sipas tij, ndryshimet synojnë edhe ruajtjen e përvojës së punonjësve të Policisë së Shtetit, duke e konsideruar atë si një vlerë për institucionin. "Duke pasur parasysh sfidat e reja të sigurisë dhe krimit transnacional, Shqipëria ka nevojë për një Polici Shteti më të fortë, më profesionale dhe më afër qytetarëve", shkroi Lamallari pas miratimit të ndryshimeve në Kuvend. Postimi i plotë i Ministrit Lamallari në rrjete sociale "Sot u votuan në Kuvend amendimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit, një reformë që e forcon institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar. Çfarë ndryshon: Kapacitet drejtues më i fortë – organizim më i thjeshtë dhe funksional, me zinxhir komandimi të qartë e vendimmarrje të shpejtë Sistemi i karrierës – rikthehet lidhja mes gradës dhe funksionit drejtues, mbi bazën e meritës dhe eksperiencës Fund vakancave të zgjatura – institucion me drejtues të përgjegjshëm, pa procese burokratike që zgjasin dhe krijojnë vakum Administrim më modern i burimeve njerëzore – rregulla më të drejta për transferimet dhe një sistem disiplinor më proporcional Ruajtja e kujtesës institucionale – përvoja e fituar ndër vite trajtohet si kapital shtetëror, jo privilegj Në kushtet e sfidave të reja të sigurisë dhe krimit transnacional, Shqipëria ka nevojë për një Polici Shteti më të fortë, më profesionale dhe më afër qytetarëve" shkroi Lamallari U.D/ReportTv.al Besfort Lamallari policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 28.4% Nuk e di 7.7% Vota total: 5168 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?