Lajme Zone
Kuvendi miraton emërimin e Ervin Demos si ministër i Brendshëm, merr 83 vota pro. Dy deputetë votojnë kundër
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi miraton emërimin e Ervin Demos si ministër i Brendshëm, merr 83 vota pro. Dy deputetë votojnë kundër

Ervin Demo është votuar këtë të mërkurë në Kuvend si ministër i Brendshëm, duke marrë 83 vota pro nga deputetët e maxhorancës.

Ervin Demo është votuar këtë të mërkurë në Kuvend si ministër i Brendshëm, duke marrë 83 vota pro nga deputetët e maxhorancës. Kundër emërimit të tij votuan vetëm dy deputetë, Erald Kapri i Mundësisë dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.

Me votimin në Parlament, Demo merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pas dekretimit të tij nga Presidenti Bajram Begaj gjatë ditës së djeshme.

Demo pason në këtë post Besfort Lamallarin, i cili tashmë i është bashkuar kryeministrit Edi Rama në Kryeministri, në rolin e këshilltarit.

Ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme vjen pas propozimit të kryeministrit Rama dhe dekretimit të Ervin Demos nga Presidenti Begaj.

Votimi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend përmbyll procedurën parlamentare për emërimin e Demos në krye të dikasterit të Brendshëm. Top Channel