Lajme Zone
Edi Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë, më pas niset drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së
PolitikëBalkanWeb

Edi Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë, më pas niset drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sipas burimeve, mbledhja zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe” dhe parashikohej të niste në orën 09:00.

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sipas burimeve, mbledhja zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe” dhe parashikohej të niste në orën 09:00. Takimi do të përqendrohet te koordinimi i punës mes strukturave qeverisëse, monitorimi i objektivave të përcaktuara dhe ecuria e nismave “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Në diskutim pritet të jenë gjithashtu problematikat e konstatuara gjatë angazhimeve në terren, si dhe detyrat që lidhen me vijimin e punës së ministrive dhe drejtuesve politikë në qarqe. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama do të vijojë axhendën me një vizitë jashtë vendit. Ditën e nesërme ai pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë planifikuar të zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalimin e tij më 25 shtator, gjatë paradites sipas orës lokale në SHBA. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e OKB-së, Rama pritet të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Një prej këtyre takimeve parashikohet të mbahet në Michigan, ndërsa më 24 shtator kryeministri është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë anëtarë të diasporës shqiptare, diplomatë dhe figura të tjera publike. Galaja synon të vlerësojë kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA dhe të nxjerrë në pah marrëdhëniet mes diasporës, Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb