Kuvendi i Kosovës është mbledhur në orët e vona të mbrëmjes për të vijuar procedurat lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Për postin e Presidentit janë propozuar Justina Pula nga Albin Kurti dhe Eliza Hoxha nga Bedri Hamza, ndërsa seanca zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për vendin. Në rendin e ditës pritet të jetë edhe çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të cilën Kuvendi do të zhvillojë procedurat përkatëse. Kurti u shpreh sot se nëse PDK voton për Presidentin, LVV do kalojë projektligjin për “Specialen”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

