Lajme Zone
Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara, deputetët votojnë në mënyrë unanime
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara, deputetët votojnë në mënyrë unanime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Nisma është mbështetur nga 91 deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa më herët projektligji ishte miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion.

Jashtë Kuvendit vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të nismës, e cila gjatë seancës është shoqëruar edhe me tensione dhe hedhje të mjeteve piroteknike. Top Channel