Të gjithë iu shmangën protestuesve që qëndronin në hyrje të parlamentit, por brenda sallës së seancave plenare, të shumtë qenë deputetët që nxituan të marrin fjalën për të diskutuar interesin e protestuesve. Demokratët, ishin penduar për bojkotin, por jo për kërkesat e tyre, pasi që në nisje kërkuan që nismat e tyre ligjore, që reflektojnë kërkesat e protestës, të merren parasysh. LEXO edhe...Kuvend/ Balla thumbon Berishën për datën e lindjes: Ka ndryshuar datën, një ditë para diktatorit “Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet, të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ‘90 rinore qytetare kërkon të anulohen. I injoroni sikur nuk ekzistojnë”, tha Sali Berisha. “Bëni sipas qejfit tuaj, i hiqni e fusni ç’të doni nga rendi i ditës. Ky është cenim i parlamentit. I trajtoni ca të nënës, ca të njerkës”, tha Gazment Bardhi. “S’mund të ketë dy standarde e duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por jo për investimet strategjike apo zonave të mbrojtura”, tha Jorida Tabaku. Por, Taulant Balla dha lajmin se ligji i ri për investimet strategjike është rrugës për në Kuvend. “Jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet strategjike. Se kur votohet nuk e vendosni dot ju, të paktën jo deri sa të keni 71 mandate”, iu përgjigj Balla. Në debat me deputetët e partive të vogla, Taulant Balla e bëri të qartë se dialog nuk ka me ata që kamuflohen si protestues në bulevard, por që përfaqësojnë interesat e opozitës. “Jam i bindur që as ua merrte mendja se do të vinte kjo ditë në mes të vapës, Botërorit, të sharave të Ramës dhe Taulantit që nuk lë rast pa i quajtur sorra. Protestuesit e kanë kuptuar që s’është sprint, por maratonë”, tha deputeti Redi Muçi. “Vazhdoj të të quaj një sorrë, edhe Gonen, edhe Lalpin, edhe bufin. Më jeni dukur si ajo miza te bishti i kalit, ndërkohë që respektin ndaj flamingove s'ma ndryshon dot ti. Ndaj flamingove që e braktisën llumin e kënetës, ku filluan të kakarisin vetëm bufi dhe sorrat, ne jemi të gatshëm të dialogojmë me flamingot që e braktisën llumin, për të gjitha shqetësimet e tyre”, tha Balla. Problem për deputetët e opozitës është edhe reforma territoriale. Ata akuzuan PS se po dorëzon vetëm drafti kur ndërkohë s’ka përfunduar plani i punës. Bashkëkryetari Luçiano Boçi tha se kërkojnë zgjatjen e afateve të komisionit. “Nuk kemi thënë të shkrihen bashkitë. T’ju vijë turp nëse votoni që të shkrihet Delvina dhe Konispoli!”, tha Zhupa. Lajmi në përditësim.... Ora 15:57 Kuvend/ Balla thumbon Berishën për datën e lindjes: Ka ndryshuar datën, një ditë para diktatorit Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu rikthye thumbave ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe datëlindjes së tij.Balla tha se Berisha figuron i lindur më 1 korrik 1944 në dokumentet zyrtare, ndërsa prej vitesh feston 15 tetorin, datë që sipas tij është zgjedhur pasi bie një ditë para ditëlindjes së Enver Hoxhës.“Ka edhe nga ata që kanë ndërruar datën e ditëlindjes, por nuk po i hyjmë kësaj historie. Ta urojmë në korrik apo në tetor, kur e kishte një ditë para diktatorit? Shqipëria i ka këto, sepse kështu ishte gjendja civile”, tha Balla.Ditëlindja zyrtare e Berishës është 1 korriku i vitit 1944, një datë që figuron në pasaportën e tij dhe në rregjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Edhe në regjstrin themelor te regjistruar ne Vicidol në vitin 1950 rezulton se Sali berisha ka lindur me 1 korrik 1944. Por, ai prej vitesh feston 15 tetorin si ditëlindje të tij duke pretenduar se babai zbriti nga fshati në Tropojë për herë të parë në tetor dhe vetëm atëhere arriti ta regjistronte në gjendje civile.Por sipas Ballës, i cili prej vitesh e akuzon Berishën për këtë çështje, e vërteta se kreu i PD-së zgjodhi 15 tetorin si ditelindjen e tij dhe e festonte në mesnatë për të qenë në sinkron me Enver Hoxhën. Share Ora 14:26 ‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi i ndërpret ‘këngën’ Korreshit: S’është festivali folklorik! Deputeti: Këtë rregulloren si letër higjienike, ta bënit më të hollë Me nota të forta ironie, Saimir Korreshi iu drejtua Niko Peleshit si “shoku kryetar” disa herë derisa kryeparlamentari ia ktheu se Kuvendi s’është festival folklorik. Më pas, deputeti iu referua rregullores së Kuvendit duke thënë se nëse është letër higjienike, të paktën ta kishin bërë më të hollë.Peleshi ia ktheu deputetit se jo çdo gjë shpjegohet me shembujt që përdor Korreshi, ndërsa protestuesit në shesh janë edhe kundër fyerjeve që përdor opozita.Saimir Korreshi: O shoku kryetar! E mira është të mbash edhe një çikë vesh këtej nga salla se për ty po flasim ne, nuk po flasim për muret. O shoku kryetar! Alooo! O shoku kryetar!Niko Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët!Saimir Korreshi: Për ty po flasim ne!Niko Peleshi: Këtu s’është festivali folklorik.Saimir Korreshi: Ty po të kërkojmë ne!Niko Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua se unë s’ju drejtohem me ty, ti e emër.Saimir Korreshi: Kur flasim të drejtohemi juve ju, do juve ju, fort i nderuar dhe i respektuar shoku kryetar, për këtë rregullore se e votuam me pompozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike ta bënit më të hollë se na grric. E para njëherë, na çoni në mëngjes për orë pilafi na çoni në komision. Të premte, në terren prapë. E di juve ju? E dyta, vini këtu dhe na mallëngjeheni, nëse ti na trajton dhe të kanë thënë që jemi punëtorët e tu, juve ju ia fut kot! Kemi ardhur me votat e atyre shqiptarëve që s’janë me juve ju si qiverri. Një nga kërkesat e panegociueshme është kapitulli 27. Edhe fondet IPARD që çdo2 muaj dilni këtu dhe thoni do të hapen, opingat do të hapen! Përrallat me mamadhi që na vijnë nga Europa nuk shkojnë me ne! Nuk mund të mos i kalonit ato 35 amendamentet e opozitës! Marta Kos që mos të bëhet dhallë, të vijë këtu e të mos flasë kundër raportit të PE dhe mos të na tregoni përralla me mbret.Niko Peleshi: E para, ka disa gjëra që shpjegohen me bostanë, shalqinj, misra e grurë, pro disa nuk shpjehohen dot. Nëse doni mendimin tim, një pjesë e atyre qytetarëve në shesh janë edhe kur ju dëgjojnë ju që mendoni se mandatin jua kanë dhënë si licencë për të nxjerrë nga goja çfarë të doni, të fyeni kë të doni, të shkelni kë të doni dhe t’u jepni shembullin më të keq fëmijëve me fjalorin tuaj. Share Ora 14:13 Propozimi i PS për uljen e numrit të Bashkive, Boçi: Tërhiquni nga ai draft, të zgjaten afatet për ‘Territorialen’ Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi i bëri thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga raporti që kanë prezantuar të vetëm, përmes se cilit propozojnë edhe uljen e numrit të bashkive. Boçi tha se kërkesa e opozitës është që të shtyjnë afatet e punës së Komisionit, pasi ende nuk është zbatuar kalendari i punimeve.“Pjesa e majtë vazhdoi mbledhjen. I kujt është Kuvendi? Mbledhja ndërpritet, i vutë në dispozicion kanalet për të prezantuar këtë raport. Komisioni ka procedurë dhe përcaktohet me projekt kalendar dhe nuk është hajde ti biem si të duam ne. Ky projekt kalendar është dokumenti zyrtar që është i detyrueshëm për kryetarin e kuvendit, është i detyrueshëm, edhe për komisionin. Ne jemi si komision tek pika 4, raundi i parë i konsultimeve dhe dëgjesave publike në 12 qarqe që nuk kanë mbaruar. Kë pyetet ju për këtë propozim? Pyetët deputetë tuaj? Asnjëri nuk e di se çfarë do bëhet me territorin që përfaqësojnë. Kjo që po bëni është e turpshme. Flisni se mund të bashkohet Librazhdi me Përrenjasin. Ku është diktuar, ku është aprovuar, në cilin komision. Hiqni dorë nga ai raportimi se nuk ka vlerë ligjore”, tha Boçi. Share Ora 14:13 ‘Fusni pyetjet tona në seancë, lexoje njëherë rregulloren’, Bardhi akuza Peleshit: Shtëpinë s’ta dimë se jeton me qira! E ke te ‘White Rock’ me Belindën! Kuvendi duhet të pranojë pyetjet e deputetëve të opozitës, i kërkoi Gazment Bardhi Niko Peleshit duke e akuzuar kryetarin se nuk po zbaton rregulloren. Më pas, i tha se s’mund t’ia dërgojnë pyetjet në adresën ku banon pasi s’ia dinë shtëpinë me qira. Për këtë, Peleshi tha se s’ndien turp, por Bardhi shtoi se e ka te kompleksi i “White Rock” në Dhërmi, ku ndodhet vila e fshehtë e Ballukut.Gazment Bardhi: Kemi që në mëngjes që në përputhje me rregulloren, deputetët e grupit parlamentar tentojnë të depozitojnë pyetje dhe thonë duhet të kishin ardhur 24 orë përpara. Kur afati bie të dielën shtyhet në ditën e parë të punës që është e hëna dhe kemi tentuar të depozitojmë pyetjet. Shtëpinë s’ta dimë se ti jeton me qira, kështu ke deklaruar.Niko Peleshi: S’e kam për turp.Gazment Bardhi: S’ke si ta kesh për turp se e ke te White Rock me Belindën. Në përputhje me rregulloren, kur afati bie me ditë pushimi, bie të nesërmen. Keni detyrimin të pranoni pyetjet me shkrim dhe t’ua shpërndani anëtarëve. Zbatoni rregulloren e Kuvendit. Dreqi ta hajë, lexoje njëherë nga neni i parë te i fundit se ngele duke na futur në probleme çdo seancë. Share Ora 14:07 ‘Territorialja’, Balla-Boçit: Prezanto raportin më 23 korrik Opozita duhet të prezantojë raportin e saj më datë 23 korrik për reformën territoriale, i tha Taulant Balla bashkëkryetarit të komisionit përkatës, Luçiano Boçit.“Jam plotësisht dakord me leximin e kalendarit të punës shumëmujor, vetëm se e bëri me hile se nuk lexoi kolonën e afateve, vetëm pjesën e titujve të çështjes, por në fund shkoi te prezantimi i raportit. Edhe sikur të doni ju, unë dhe shumica, ne nuk e ngjallim dot një komision që e ka mbaruar afatin. Në datën 23 ju keni gjithë të drejtën tuaj që në respekt të atij kalendari ta respektoni punën tuaj në radhë të parë në respektim të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, të prezantoni raportin. Arsyet përse ikët se ajo e mërkurë kishte edhe lajme të këqija, por nuk hyjmë në çështjet e brendshme të PD, por më datë 23 dy bashkëkryetarët, raportojnë gjetjet”, tha Balla. Share Ora 14:00 Propozimi i PS për më pak bashki, Gjekmarkaj: 700 mijë qytetarë që votojnë kundër jush do i lini pa përfaqësim Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj akuzoi PS se me propozimin e saj për më pak bashki në reformën e re territoriale synon që të lërë pa përfaqësim 700 mijë qytetarë që votojnë kundër mazhorancës.“Do të lërë jashtë përfaqësimit 700 mijë qytetarë që votojnë kundër. Ata janë pa përfaqësues në pushtetin lokal, pushtetin qendror, keni kapur çdo bord duke zhdukur çdo gjurmë pluralizmi. Është e natyrshme që Shqipëria diku do shpërthejë, do shpërthejë në protestë”, tha Gjekmarkaj. Share Ora 13:55 Zhupa për ‘Territorialen’: Kush janë 10 bashkitë që do të shkrihen? Pasi Ardit Bido përmendi sërish hartën e PD për reformën e mëparshme territoriale që zhdukte identitetin e Delvinës, Ina Zhupa mohoi ekzistencën e një projekti të tillë. Deputetja tha se PD ka dëgjuar vazhdimisht qytetarët që s’kërkojnë shkrirje të bashkive, kurse PS nuk pranon të zbulojë emrat e 10 bashkive që do të shkrihen.“PD kurrë nuk ka pasur një plan të fshehtë, plan për shkrirjen e një bashkie apo për t’i hequr identitetin e vet Delvinës. I vetmi plan ka qenë kërkesa e qytetarëve për më shumë bashki në Vlorë, për të bërë bashki edhe Ksamilin, kurse Orikumi Novoselën. PD e ka mbështetur. S’kemi dalë në dëgjesa që ata të thonë ç’të duan dhe të bëjmë ç’të duam si ju. S’do gjesh një qytetar që të thotë të shkrihen dy bashki. Kush janë 10 bashkitë që do të shkrihen? Del tjetra thotë s’kanë rëndësi emrat. Jemi duke folur për identitete, qytete, shërbime, banorë, ju thoni s’flasim për emra. Ndoshta s’e dini dhe ju dhe bëni atë që dini të bëni më mirë, gënjeni se nuk e keni problem që herën tjetër të votoni siç kërkon partia”, tha Zhupa. Share Ora 13:45 Territorialja, Berisha i përgjigjet Ballës: Me draftin tuaj, synoni të zhdukni 20 bashki Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj Taulant Ballës për reformën territoriale. Balla tha se PS synon të zhdukë 20 bashki dhe se sipas tij, Edi Rama urdhëroi deputetët që të vijojnë punën të vetëm pa opozitën.“Boçi ka bërë përpjekjet më maksimale direkt me Maznikun, apo pengun, edhe me përfaqësues të tjerë që janë të angazhuar të mbështesin këtë proces. E vërteta është se pati një ujdi mes tyre për të zgjatur afatin e komisionit, sikundër kushti për të marrë ekspertizën e Kongresit të Autoriteve Rajonale të KiE është për ne i panegociueshëm dhe është rënë dakord që në fillim. Ishte Rama që urdhëroi pengun e tij të veprojë në mënyrë të njëanshme. Projekti i diskutuar nga ju, shkurton 20 bashki të shpërndara në gjithë vendin, nga Kruja deri në Konispol”, tha Berisha. Share Ora 13:43 ‘Territorialja’, Balla-opozitës: S’ka kërkesë për zgjatje afati! E keni Kuvendin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni Për reformën territoriale, puna e Komisionit ka qenë e lavdërueshme në këndvshtrimin e Taulant Ballës. Ai iu drejtua opozitës se “e ka bërë Kuvendin si shkollë nate”, por deri më tani s’ka kërkesë për zgjatje afati. Megjithatë, ‘e qetësoi’ palën kundërshtare se seanca e ardhshme parashikon raportim, jo miratim dhe gjithçka do të diskutohet në shtator.“Është e nevojshme të sqarohet opinioni publik mbi një dezinformim tjetër në këtë sallë lidhur me një reformë të rëndësishme siç është çdo reformë që ka për synim përmirësimin e shërbimeve të qytetarëve. Komisioni i Territoriales ka bërë punë të lavdërueshme, është punuar për muaj dhe jemi në momentin që në Konferencën e Kryetarëve se ju e keni parlamentin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni, kemi pasur një diskutim të qenësishëm javën e kaluar, nuk pati një kërkesë të dakordësuar nga bashkëëkryetarët për zgjatjen e afatit. Personi që sapo gënjeu këtu, në komisionin tjetër Bylykbashi dhe Gjiknuri sollën kërkesën. Komisioni nuk solli kërkesë, e ka mbaruar afatin. Sillni ju raportin tuaj, Mazniku dhe deputetët e PS të sjellin raportin e tyre. Në datë 23 nuk do të ketë votim, por raportim që mbi bazën e tij ka një proces që i përfshin komunitetet. Procesi përfshin Komisionin e Çështjeve Ligjore, pasi të ketë kaluar 60-ditëshi, në shtator do të diskutojmë prapë, qetësoni shpirtrat, ikni vazhdoni pushimet. Share Ora 13:36 Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ëhstë tërhequr nga Reforma Territoriale dhe kërkon ta miratojë e vetme, duke vijuar me axhendën për shpopullimin e Shqipërisë."BE përcaktoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale. Të bindur se me Ramën ka vetëm antireformë, por në mbështetje të kërkesave të qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirshëm, në morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore. Me një kusht, reformën zgjedhore të merret ekspertiza e ODIHR, për territorialen të merret ekspertiza e kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të KiE. Përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë kontribut të çmuar. Rama tërhiqet nga reforma territoriale duke vijuar me projektin për shpopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë", tha Berisha. Share Ora 13:16 ‘Sa keq që s’na kurseve për ditëlindjen tënde’, Zhupa-Bidos: Shkrirja e Delvinës dhe Konispolit, absurditet! Duhet rritur eficenca Në përgjigje të Ardit Bidos për hartën territoriale që sipas Ina Zhupës shkrin Delvinën e Konispolin, deputetja tha se i është referuar raportimeve publike. Ajo këmbëngul se bashkitë s’duhet të fshihen, por t’u rritet eficenca.“Më vjen keq që nuk e respektove ditëlindjen tënde dhe të na kurseje. Unë i jam referuar asaj që është publike sepse ju e mbani të fshehtë draftin. Delvina dhe Konispoli janë bashki që kryetarët i kanë kthyer në funksion të pasurimit të vetes, punësimit të patronazhistëve, por s’do të thotë që duhet të shkrihen, aq më tepër në atë draftin tuaj që keni shkruar të shkrihet se është afër Sarandës, janë absurditete. Duhet të rrisim eficencën dhe sa i përket Delvinës, Konspolit, Sarandës dhe Finiqit, s’preferoj t’u zë derën njerëzve, por shkoj rregullisht duke transmetuar hallet e tyre”, tha Zhupa. Share Ora 13:13 Protesta/ Balla i kthehet Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë, bashkë me Gonen e Llapin, flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Redi Muçi i cili i e ka akuzuar se i ka quajtur protestuesit sorra. Balla, tha se sorra vazhdon të quajnë Agron Shehajn, Adriatik Lapajn por edhe bufin, duke iu referuar Sali Berishës. Deputeti i PS tha se janë të gatshëm të dialogojnë me “flamingot e vërteta”, ndërsa foli edhe për ligjin për investimet strategjike që do të shfuqizohet.“Vazhdoj të të quaj një sorrë, edhe Gonen, edhe Lalpin, edhe bufin. Më jeni dukur si ajo miza te bishti i kalit, ndërkohë që respektin ndaj flamingove s'ma ndryshon dot ti. Ndaj flamingove që e braktisën llumin e kënetës, ku filluan të kakarisin vetëm bufi dhe sorrat, ne jemi të gatshëm të dialogojmë me flamingot që e braktisën llumin, për të gjitha shqetësimet e tyre.Ky është dallimi ynë i madh. Nëse kjo palë këtu u mor peng nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin, dallimi ynë i madh me ty, Muçi, është diferenca që dimë të bëjmë.Jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet strategjike. Se kur votohet nuk e vendosni dot ju, të paktën jo deri sa të keni 71 mandate”, tha Balla. Share Ora 13:08 Muçi për 50 ditët e protestës: Maratonë dhe jo sprint! Do i pamundësojë qeverisjen Ramës, jepni dorëheqjen Duke iu kujtuar deputetëve se një ditë më parë protesta para kryeministrisë përmbushi 50 ditë, Redi Muçi tha se ata e kanë kuptuar që është një maratonë. Duke marrë shkas nga Botërori, ai tha se të rinjtë kanë fituar “mbi shkelmat e ish-ëve”, gjë për të cilën mori një përgjigje me humor nga Peleshi. Më pas, Muçi u bëri thirrje kolegëve të japin dorëheqjen dhe të largohen me nder.Redi Muçi: Dje ishte dita e 50-të e një proteste të vazhdueshme qytetare. Jam i bindur që as jua merrte mendja se do të vinte kjo ditë në mes të vapës, Botërorit, të sharave të Ramës dhe Taulantit që nuk lë rast pa i quajtur sorra. Sado të përpiqesh që këtë luftë të rinjsh ta kanalizosh te llogoret e vjetra, ke të bësh me protestues krejt ndryshe, të rinj e të reja që i përdorin rrjetet sociale më mirë se ti. Nga Botërori mund të themi që puna e të rinjve fitoi mbi shkelmat e ish-ëve. S’po flas për Messi-n, por për ata druvarët që vazhduan. Protestuesit e kanë kuptuar që s’është sprint, por maratonë dhe e kanë vullnetin për t’i qëndruar sepse falë saj do të bëjnë të mundur pengimin e planeve djallëzore të Edi Ramës që në muajin e korrikut s’keni guxuar të kaloni në seancë plenare ligjet shkatërrimtare. Gjatë gushtit, nëse guxoni përsëri të shtrini duart, të rrethoni sërish me tela me gjemba Shqipërinë, përsëri protesta do iu dalë në ballë deri në momentin kur Rama të kuptojë që protesta do ia pamundësojë qeverisjen. Ju si deputetë mund të ikni me nder para këtij mandati duke dhënë dorëheqjen.Niko Peleshi: Muçi, mos na hapni probleme me Argjentinën. Share Ora 13:07 Bido: Pa dalë ende harta territoriale dëgjojmë trillime nga PD për Delvinën e Konispolin Deputeti i PS Ardit Bido në fjalën e tij gjatë seancës plenare tha se Delvina dhe Konispoli do të vijojnë të ekzistojnë. Duke iu referuar deklaratës së Zhupës, Bido tha se po dëgjojmë trillime nga PD për Delvinën e Konispolin, pa dalë ende harta territoriale."Nuk mund të mos reagoja për një deklaratë që është bërë këtu nga një kolege për Delvinën e Konispolin. Janë të pavenda, dua t’i kujtoj se në reformën e kaluar territoriale PD kishte një hartë të fshehtë dhe Delvina e Konispoli të zgjeroheshin në atë masë sa zhdukej identiteti i tyre. Kështu që mos na bëni moralizma. Më tingullon e pavend që pa dalë harta territoriale dëgjojmë trillime. Nuk mundet që klima juaj të prodhojë të kundërtën. Saranda e Delvina do të ekziztojnë", tha Bido. Share Ora 12:55 Zhupa: Interpelancat trajtohen me dy standarde! Te ‘Territorialja’ drafti gati, plani i punës s’ka mbaruar Interpelancat po trajtohen me dy standarde, tha Ina Zhupa nga podiumi i parlamentit. Sipas saj, ministrat njoftohen për interpelancat dhe ato përshtaten sipas axhendës së tyre, ndërsa kur deputetët mungojnë, përfshihen që më pas të quhen të realizuara.“Sa herë që ne vendosim interpelanca, stafi i Kuvendit kujdeset që të lajmërojë ministrat, të shikojë axhendën dhe nëse s’janë s’i vendos fare në rendin e ditës. Ka njëfare logjike, por kur deputetëve të opozitës iu vjen radha për interpelancën nuk pyesni janë apo nuk janë, por e vendosni në rendin e ditës për ta quajtur të ezauruar. Nuk ka kuptim që interpelanca që i mbani nga 2 muaj e fusni në të vetmen seancë që ne s’jemi këtu. I keni bërë deputetët me dy standarde, disa pyeten, disa dëgjohen, disave u futen ligjet sa i dorëzojnë, me procedurë të përshoejtuar. Nuk ka korsi të ndryshme se nuk është as në rregullore, as në Kushtetuë. Ne s’po kërkojmë asgjë dhe asnjë privilegj që do na e jepni ju, vetmë zbatimin e Kushtetutës”, tha Zhupa.Më pas, deputetja ngriti çështjen e Komisionit të Reformës Territoriale për të cilin pati kundërshtim për dorëzimin e draftit kur s’është mbyllur puna. Më pas, u bëri thirrje deputetëve të Vlorës që të mos votojnë shkrirjen e bashkive Delvinë dhe Konispol.“Është e padëgjuar që një komision të mos arrijë dot të mos mbyllë as pikën e parë të planit të punës dhe të dorëzojë draftin. Po pse i bëtë ato dëgjesa? Nuk kemi thënë të shkrihen bashkitë. T’ju vijë turp nëse votoni që të shkrihet Delvina dhe Konispoli! T’ju vijë turp nëse ju jepni vota që të shkrihen dy nga bashkitë identitare të jugut!”, tha Zhupa. Share Ora 12:45 Strazimiri për Marta Kos: Vjen këtu dhe puth në gushë Ramën Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri solli në Kuvendi qëndrimet e Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Ai tha se edhe BE është kundër ligjit për zonat e mbrojtura.“Për projektin në Zvërnec mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. Para se të nisin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike.Nuk është citimi i Berishës, është citimi i shoqes Marta Kos që vjen këtu dhe puth në gushë Edi Ramën. Kjo është kërkesë e BE dhe jo vetëm e opozitës. Nuk bëhet shpjegim vote kur është pro, por kur është kundër Niko” tha Strazimiri. Share Ora 12:42 Klosi-deputetëve të opozitës: Axhenda e shqiptarëve është integrimi, bëhuni pjesë! Kundërshtimi i deputetëve të opozitës për koncertin e Kanye Ëest apo ligjit të investimeve strategjike, tregon arsyen e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, tha Blendi Klosi. Deputeti u tha se sot axhenda e shqiptarëve është integrimi në BE dhe e ftoi opozitës të bëhej pjesë e më pas të fliste për “ligje që s’i ka kuptuar.”“Po shpjegohet qartazi pse keni humbur dhe do të humbni. E konsideroni turizmin jo si ekonomi, por si pushime. E konsideroni ligjin e investimeve strategjike si problem, ndërkohë që as nuk e mendoni që është problem. Thoni kërkojmë ne si ata, që s’jeni si ata, përpiqeni të futeni fshehurazi, anulimin e Paketës së Maleve. Bëhuni seriozë. Nuk mendoj se trajtimi i parlamentit hajde, ik ju bën me më shumë kredibilitet. Votoni një herë të vetme që kërkon përafrimin e legjislacionit me BE. Kemi premtuar integrimin dhe sot jemi te kjo axhendë. Bëhuni pjesë e axhendës së shqiptarëve dhe pastaj flisni për ligje që s’i keni kuptuar”, tha Klosi. Share Ora 12:37 Tabaku: Kërkesat tona për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike shkuan në vesh të shurdhër, s’ka integrim me dy standarde Deputetja demokrate Jorida Tabaku kundërshtoi ndryshimin e rendit të ditës, ku më kërkes ëtë PS u hoq projektligji për “shoqëritë europiane”. Opozita u ankua se Kuvendi nuk fut në rend dite kërkesat e saj, për të diskutuar për protestën. Sipas Tabakut, nuk mund të ketë dy standarde për integrimin europian.“Ligji i investimeve strategjike për disa nga deputetë është i ri, disa nga ne kanë 10 vite që e kundërshtojnë. Kërkesat tona për shfuqizim shkuan në vesh të shurdhër, ka shpërndarë rreth 80 projekte, 70 për dhënie leje turizmi, ka tërhequr vetëm një investim të huaj. Vetëm ndarje favoresh. Në 2022, ne emër të grupit të PD solla propozim për ta pezulluar atë ligj, sepse shoqëria s’ka përse ti ndajë aeroporti e portet sikur të jenë të nënës e të babës. Është betejë e gjatë, s’mund të ketë dy standarde e duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por jo për investimet strategjike apo zonave të mbrojtura. Ose ka një proces integrimi me vullnet të plotë, ose këto gënjeshtra për qytetarët nuk mund të ketë”, tha Tabaku. Share Ora 12:33 ‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës: Mos tejkaloni etikën, do të marr masa Duke iu drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, Sali Berisha e quajti “vasalin më të shpifur të Edi Ramës” dhe “armik të egër” të Kushtetutës dhe procesit të integrimit. Gjuha e tij mori përgjigje nga kryetari i parlamentit që i ndërpreu fjalën dhe i tha të mos tejkalojë etikën parlamentare, në të kundërt do të marrë masat.Sali Berisha: Do të mbetesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve. Si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka 1 muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve që KE kërkon të anulohen dhe amendohen të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ’90 kërkon të anulohen dhe dil përpara...Niko Peleshi: Nuk ju drejtohem me ti. Mos tejkaloni etikën parlamentare! Mos përdorni epitete! Do t’ju ndërpres sa herë të shkeni rregulloren! Do të marr masa sipas rregullores për të gjithë deputetët që na sjellin këut një lumë fjalësh që nuk na takon ne! Share Ora 12:25 PS kërkon ndryshimin e rendit të ditës, kundërshton Bardhi: Nuk shqyrtoni 4 pr.ligjet e opozitës, ca të nënës e ca të njerkës! Miratohet propozimi i Ballës Taulant Balla kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për heqjen e projektligjit “për shoqëritë europiane.”“Lidhet me negociatat, ka edhe disa projektligje të tjera që kanë të bëjnë me kapitullin e 17-të dhe do t’i diskutojmë të plota në seancën plenare të 23 korrikut”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.Në argumentin kundër, Gazment Bardhi tha se mazhoranca ndryshon rendin e ditës sipas dëshirës duke mos përfshirë projektligjet e iniciuara nga opozita.“Bëni sipas qejfit tuaj, i hiqni e fusni ç’të doni nga rendi i ditës. I keni futur në kalendarin e Kuvendit si ligje pa datë për seancë plenare dhe nuk pranoni t’i shqyrtoni. Ka nisur puna për çdo projektligj javë më vonë të propozuara nga deputetët e opozitës. I merrni në shqyrtim në komisione, ndërkohë 4 iniciativa të deputetëve të opozitës nuk i trajtoni. Ky është cenim i parlamentit. I trajtoni ca të nënës, ca të njerkës. Meqenëse hoqëm për hatër të integrimit, të fusim për hatër të integrimit 4 projektligje që kjo seancë, ky parlament të kthehet në normalitet”, tha Bardhi.Propozimi i Ballës për ndryshimin e rendit të ditës u miratua. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al Kuvend 20 korrik 2026 PS PD taulant balla Komento Komente Eri: 20/07/2026 14:27 Padër Gjakmarkaj! Me 700000 mij votues që ti pretendon do ishit shëm më tepër deputet po ju keni matematiken e Lulit. Përgjigju Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.1% I gabuar 25.3% Nuk e di 8.5% Vota total: 1010 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

