Lajme Zone
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, Romeo Kara: Hipokrizi e opozitës për të justifikuar qëndrimin e dyfishtë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, Romeo Kara: Hipokrizi e opozitës për të justifikuar qëndrimin e dyfishtë

Avokati Romeo Kara, i ftuar në ‘Studio Live’, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së PD lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani ishte i pritshëm. Sipas tij kërkesa e tyre ishte hipokrite.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Avokati Romeo Kara, i ftuar në ‘Studio Live’, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm, ndërsa e cilësoi kërkesën e PD hipokrite. “Vendimi është i pritshëm dhe pozitiv kur mendon që pavarësisht që u kërkua nga PD për mua ka qenë një kërkesë hipokrizie për të justifikuar qëndrimin e saj të dyfishtë duke premtuar diku brenda të radhëve të saj për të pasur kandidatura të tjera, për të justifikuar dakordësinë me PS, që vet i dhanë firmën pastaj u bën pishman. Është gjetur një figurë që edhe me kalimin e kohës po tregon se po e ruan një lloj stabiliteti dhe detyrën e tij po e bën më mirë”, tha avokati. I ftuar në studio ishte edhe Azgan Haklaj, ish deputet, ku gjithashtu e cilësoi vendimin të pritshëm. LEXO EDHE:Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Shabani: Vendimi i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën zgjedhjes “Është një akrobaci politike. Bardhi do të lajë duart tani. Dihet që kështu do të shkonte. Berisha kërkonte që aty kishte një zonjë tjetër”, tha Haklaj. Sipas avokatit, ka ardhur koha që qytetarët duhet ta zgjedhin vetë Avokatin e Popullit dhe jo të emërohet nga politika. “Tani njerëzve i janë hapur sytë, ky popull nuk është i paaftë që avokatin ta zgjedhin të tjerë. Sot ne kemi president të emëruar dhe jo të zgjedhur. Ne kemi rënë si strukturë shteti. Si mund të emërohet një president, ne s’jemi në gjendje të zgjedhim një president. Ky popull duhet të mësojë të votojë për avokatin e popullit. Avokati i populli duhet të zgjidhet nga populli herës tjetër”, tha Kara”. Haklaj nga ana tjetër theksoi se krimi ka gjymtuar të gjithë institucionet në vendin tonë. “Krimi ka gjymtuar të gjithë institucionet e shtetit. Më shumë se gjysma e qeverisë janë të akuzuar për korrupsion”, tha ai. Sa i përket çështjes së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, avokati tha se institucioni më i rëndësishëm në shtet ka rënë. Sipas tij në krye duhet të ishte një person që kishte dijeni me çdo problem që ka shteti. “Institucioni më i rëndësishëm në shtet ka rënë. Fajin nuk e ka ajo, por ai që i vuri. Te ky grupi i Agasit luajnë rreth 60 milionë euro. Siguria këtu te ne ka marrë fund. Aty duhet të ishte një njeri që i njihte në pëllëmbë të dorës problemet e shtetit. Këtu miliaderët kanë marrë miliarda me trafikun e e koncensionet. Ka rënë besueshmëria”, tha ai. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: studio live vlora hyseni endrit shabani romeo kara azgan haklaj PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3852 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?