Lajme Zone
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë
PolitikëTop Channel

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi është marrë me shumicë votash, pas shqyrtimit të kërkesës së Berishës për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat ai i kishte kundërshtuar si të papajtueshme me Kushtetutën.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se një ditë më parë, tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për të shqyrtuar kërkesën e Berishës lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pritej që gjykata të merrte një vendim për këtë çështje.

Ky vendim nuk do të thotë se Berisha i ka fituar të gjitha kërkesat apo se i është hequr automatikisht masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Ai ka fituar vetëm në një pjesë të ankimit të tij, ndërsa çështja do të shqyrtohet përsëri nga Gjykata e Lartë. Top Channel