Lajme Zone
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të Martë
Të tjeraTop Channel

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të Martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe

zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Top Channel