Lajme Zone
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.Lexo edhe:SYRI TV/ Vijojnë reshjet e shiut në Kukës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit. Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.