Shqiptarët duket se kanë më shumë ditë pushimi në dispozicion sesa qytetarët e disa vendeve fqinje. Një renditje globale e 185 vendeve e realizuar nga Visual Capitalist, e cila kombinon ditët e pushimeve të paguara me festat zyrtare, e vendos Shqipërinë në kuotën e 34 ditëve në vit. Shifra e vendos vendin tonë 4 ditë mbi mesataren botërore, e cila është 30 ditë.
Por ajo që bie më shumë në sy është krahasimi me vendet e rajonit. Sipas të dhënave të renditjes, Mali i Zi ka 28 ditë, ndërsa Greqia 26 ditë. Edhe Kosova dhe Serbia renditen më poshtë se Shqipëria, me nga 31 ditë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka 32 ditë.
Në këtë renditje, Shqipëria është në të njëjtin nivel me vende si Danimarka, Qiproja, Egjipti, Mauritius, Afrika e Jugut, Gambia dhe Uganda, të cilat rezultojnë me nga 34 ditë pushimi të kombinuara.
Në krye të klasifikimit global qëndron Irani, me 53 ditë, i ndjekur nga Jemeni me 45 dhe Bahreini e Butani me nga 44 ditë.
Në anën tjetër, mesatarja botërore është 30 ditë, çka do të thotë se Shqipëria rezulton të ketë një numër relativisht të lartë ditësh të paguara pushimi dhe festash zyrtare krahasuar me standardin global.
Megjithatë, renditja duhet lexuar me një sqarim: 34 ditët nuk nënkuptojnë 34 ditë leje vjetore të paguara. Shifra është një kombinim i ditëve të pushimit të paguar dhe festave zyrtare dhe, për këtë arsye, nuk tregon vetëm numrin e ditëve të lejes që një punonjës mund të marrë gjatë vitit.
Kështu, në një krahasim të thjeshtë rajonal, Shqipëria del përpara:
Shqipëria – 34 ditë
Maqedonia e Veriut – 32 ditë
Kosova – 31 ditë
Serbia – 31 ditë
Bosnje-Hercegovina – 30 ditë
Kroacia – 33 ditë
Mali i Zi – 28 ditë
Greqia – 26 ditë Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

