Lajme Zone
Kush janë tre gjyqtarët që priten të lirojnë Veliajn nga qelia pasnesër?
PolitikëJOQ Albania

Kush janë tre gjyqtarët që priten të lirojnë Veliajn nga qelia pasnesër?

Këtë javë, fatin e Erion Veliajt, i cili po numëron ditët në qeli që prej shkurtit 2025, e kanë sërish në dorë togat e zeza të Gjykatës së Lartë. Pasi Gjykata Kushtetuese e kapi sistemin "me preshë në dorë" për fshirje faktesh e arsyetime të çaluara, dosja u kthye mbrapsht për rigjykim.

Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 episode, fshehje pasurie dhe larje parash përmes OJF-ve të bashkëshortes. Por se sa do të peshojnë këto akuza, e vendosin pikërisht tre gjyqtarët e mposhtëm: Sandër Simoni (Relator): Ish-kreu i Krimeve të Rënda, i cili njihet si lojtar i vjetër i sistemit. Nëpër korridore zhirojnë thashetheme se e ka kërkuar vetë këtë dosje. Të jetë vallë thjesht dëshirë për të bërë drejtësi, apo një lëvizje taktike për të grumbulluar "pikë" përpara garës për Këshillin e Lartë Gjyqësor? Gent Shala: Gjyqtari me CV-në më "frenetike" kur vjen puna te vendimet që i japin frymëmarrje pushtetit. Është i njëjti që dënoi Ervin Salianjin për dosjen "Babale", shpëtoi nga arresti i shtëpisë ish-drejtoreshën e AKSHI-t dhe mbylli çështjen e anëtarit të Vetingut. Qëndrimi i tij për Veliajn do të jetë barometri më i saktë për të kuptuar se nga fryjnë sot erërat e Qeverisë. Valbon Çekrezi: Ish-gjyqtari i Durrësit që pa dashje i dha shkak Edi Ramës të shpallte aksionin e famshëm "KÇK" në vitin 2019, pasi liroi zyrtarët e Hipotekës. Këtë herë, Çekrezi ka në dorë peshojën e vetë kryeqytetit. Ndërsa Veliaj vazhdon ankohet nga qelia se pa të në timon po bllokohen punët e Tiranës, mbetet për t'u parë nëse kjo trupë do t'i japë "dritën e gjelbër" për t'u kthyer në zyrë, apo do ta lërë kryeqytetin të menaxhohet ende nga larg.