Lajme Zone
Kush ishte shënjeshtra e atentatit? Tritoli u aktivizua me telefon nga distanca
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kush ishte shënjeshtra e atentatit? Tritoli u aktivizua me telefon nga distanca

Detaje të reja po dalin nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigers Mela. Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “18 Shtatori”, pranë institucioneve të drejtësisë dhe Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Automjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin dy personat, shpërtheu në lëvizje, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Beqir Devolli, i cili ndodhej në timon, ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, Erigers Mela mbeti i plagosur, por raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e bëra publike, mësohet se Devolli nuk kishte raportuar konflikte të hapura. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve. Familja e tij banon në një fshat të qarkut të Gjirokastrës, ndërsa vetë ai e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Tiranë.

Pavarësisht dyshimeve mbi mënyrën e aktivizimit të eksplozivit, ende nuk ka një motiv zyrtar për atentatin. Hetuesit vijojnë punën për të përcaktuar mënyrën e vendosjes dhe shpërthimit të lëndës plasëse, si dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas ngjarjes.

Për momentin, mbetet e paqartë se kush e organizoi atentatin dhe nëse ai lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm të viktimës. Zbardhja e plotë e rrethanave pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.