Igor Kotvitsky dhe gruaja e tij Nga njeri i afërt i ish-ministrit të fuqishëm Arsen Avakov te deputet në Parlamentin ukrainas, Igor Kotvitsky rezulton të jetë “Igor” që shfaqet në përgjimin me Ron Yeffet. Emri i tij ka bërë bujë për skandalin e transferimit të 40 milionë dollarëve drejt një strukture offshore, ndërsa në vitin 2022 bashkëshortja e tij kaloi drejt Hungarisë me 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro cash. Përgjimi i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj merr përmasa edhe më të thella, teksa dalin në dritë identitetet e personazheve që shfaqen në bisedën me biznesmenin izraelit Ron Yeffet. “Igor”, një prej tre personave rusisht dhe ukrainishtfolës që dëgjohen në material, është Ihor (Igor) Kotvitsky, ish-deputet dhe biznesmen ukrainas, i njohur për lidhjen e tij shumëvjeçare me ish-ministrin e fuqishëm të Brendshëm Arsen Avakov.
Një personazh që ka lëvizur në nivelet e larta të politikës, biznesit dhe aparatit të sigurisë ukrainase, ndërsa emri i tij është përfshirë ndër vite në skandale ku bëhet fjalë për dhjetëra milionë dollarë.
Profili i Kotvitsky-t është me interes të veçantë për shkak të kontekstit në të cilin Ahmetaj publikoi audiopërgjimin. Ish-zv/kryeministri e shoqëroi materialin me pretendime që lidhen me industrinë ushtarake, KAYO-n dhe një trafik të mundshëm armësh. Përgjimi "bombë" i Ahmetajt: Si izraeliti i Ramës përdor Shqipërinë për trafik armësh 7 Shtator, 22:03 Por kush është njeriu që identifikohet si “Igor”?
Kotvitsky vjen nga Kharkivi dhe për vite me radhë ka qenë pjesë e rrethit të Arsen Avakov. Marrëdhënia mes tyre nisi shumë përpara se të dy të ngjiteshin në nivelet e larta të politikës ukrainase. Kotvitsky ka qenë këshilltar i Avakov, ndërsa mediat ukrainase e kanë përshkruar si një prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt.
Pas ndryshimeve politike të vitit 2014, Avakov mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, një nga institucionet më të fuqishme të shtetit ukrainas. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 2021, duke drejtuar për shtatë vjet një aparat që përfshinte Policinë Kombëtare dhe Gardën Kombëtare. Personazhet në përgjim Në të njëjtin vit, Kotvitsky hyri në Verkhovna Rada, Parlamentin ukrainas, si deputet i “People's Front”, partia e ish-kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.
Edhe pozicioni i tij parlamentar ishte domethënës: Kotvitsky ishte pjesë e komisionit që merrej me legjislacionin për organet e zbatimit të ligjit. Pra, politikisht ai ndodhej pikërisht në një fushë të lidhur me strukturat e sigurisë, ndërsa aleati i tij Avakov drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Në këtë histori shfaqen edhe armët.
Në vitin 2017, “Ukrainska Pravda” publikoi një investigim mbi armët që Ministria e Brendshme kishte shpërndarë si dekorata. Mes emrave që binin në sy ishte pikërisht Igor Kotvitsky.
Sipas të dhënave të publikuara, ai ishte dekoruar gjashtë herë me armë zjarri.
Bëhej fjalë për Fort 21.03, Fort 9, Glock 17, APS, Mauser dhe Smith & Wesson SW1911.
Tre prej tyre i ishin dhënë në vitin 2014, kur Kotvitsky ishte këshilltar i Avakov. Tre të tjera figuronin pasi ai ishte bërë deputet. Vetë Kotvitsky konfirmoi dekorimet, megjithëse deklaroi se dy prej armëve i kishte refuzuar. Igor Kotvitsky Ky episod nuk dëshmon se Kotvitsky ka qenë i përfshirë në trafik armësh, por dokumenton një fakt tjetër të rëndësishëm për profilin e tij: afërsinë e tij me kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe aparatin ukrainas të sigurisë.
Sa i përket aktivitetit të tij aktual, të dhënat publike e lidhin Kotvitsky-n kryesisht me biznesin dhe investimet, përfshirë sektorin e hidrokarbureve. Nuk rezulton se ai mban aktualisht një funksion zyrtar në industrinë shtetërore ukrainase të armëve.
Por politika dhe siguria janë vetëm njëra anë e historisë së tij.
Ana tjetër janë paratë.
Në vitin 2015, Kotvitsky u gjend në qendër të një skandali që kaloi kufijtë e Ukrainës dhe u raportua edhe nga OCCRP.
Akuza lidhej me rreth 40 milionë dollarë që ishin transferuar drejt një kompanie offshore. Sipas raportimeve të kohës, paratë kaluan përmes bankës shtetërore Oshchadbank drejt një llogarie të lidhur me kompaninë panameze Kingston Group SA.
Çështja u bë veçanërisht e bujshme për shkak të deklarimit të pasurisë së Kotvitsky-t. Në raportimet e kohës u ngritën pikëpyetje se përse një shumë e tillë nuk ishte shfaqur fillimisht në deklaratën e tij.
Kotvitsky i hodhi poshtë akuzat. Edhe Avakov doli në mbrojtje të bashkëpunëtorit të tij, ndërsa banka deklaroi se kishte respektuar procedurat ligjore.
Por mbiemri Kotvitsky do të bëhej sërish protagonist i një historie me miliona dollarë në mars 2022, këtë herë në rrethana shumë më dramatike.
Rusia sapo kishte nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Ndërsa miliona ukrainas largoheshin nga lufta, bashkëshortja e ish-deputetit, Anastasia Kotvitska, kaloi kufirin drejt Hungarisë. Valixhet me para Ajo që u gjet në bagazhet e saj shkaktoi një skandal të jashtëzakonshëm.
Në anën hungareze u raportuan dhe u deklaruan 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro cash.
Fotografitë e tufave të dollarëve dhe eurove të futura në valixhe u përhapën me shpejtësi në mediat ukrainase dhe ndërkombëtare. 6 valixhe me para/ Gruaja e ish-deputetit tenton të nxjerrë nga Ukraina 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro; kapet në 20 Mars, 22:23 Por problemi nuk ishte vetëm shuma marramendëse.
Sipas raportimeve të kohës, milionat nuk rezultonin të deklaruara gjatë daljes nga Ukraina, ndërsa u deklaruan pasi automjeti kishte kaluar në territorin hungarez. Autoritetet ukrainase nisën procedura për të verifikuar rrethanat e kalimit të parave dhe veprimet e punonjësve në kufi.
Kotvitsky reagoi duke mohuar se paratë i përkisnin atij. Ai deklaroi se fondet e tij ndodheshin në bankat ukrainase dhe se nuk kishte tërhequr para.
Megjithatë, historia e 28.8 milionë dollarëve dhe 1.3 milionë eurove të transportuara cash mbetet një nga skandalet më të bujshme të lidhura me familjen Kotvitsky.
Dhe pikërisht ky personazh shfaqet tani në audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj.
Pas emrit të thjeshtë “Igor” në bisedën me Ron Yeffet qëndron, pra, një ish-deputet ukrainas me një të kaluar shumë më komplekse: bashkëpunëtor i afërt i Arsen Avakov, ish-anëtar i komisionit parlamentar për organet e zbatimit të ligjit, biznesmen, i dekoruar disa herë me armë nga Ministria e Brendshme dhe protagonist i polemikave financiare që kanë përfshirë dhjetëra milionë dollarë.
Identifikimi i tij i jep një peshë tjetër përgjimit të publikuar nga Ahmetaj. Tashmë çështja nuk është vetëm se çfarë thuhet në bisedë, por edhe kush janë njerëzit që ndodhen në të dhe çfarë interesash i kanë sjellë në të njëjtin komunikim me Ron Yeffet. /© Copyright Pamfleti Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
igor kotvitsky armetaj arme yeffet resized f47a1 39cc5f3aekranalc4b1ntc4b1sc4b15 anastasia 3 screenshot 24 1 Komente P Poshte drogaxhiu i Surrelit 8 Shtator 2026, 16:44 Kaq i poshter Rama. Tani po bindemi se ky nuk ka gjak shqiptari. Ky drohaxhi i qelbur. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shqipëria synon rol në Gaza, Hoxha diskuton në Tiranë angazhimin në forcën ndërkombëtare 8 Shtator 2026, 16:1616:16Aktualitet AKU “zbarkon” te bizneset pranë shkollave, kontrolle për higjienën dhe afatet e përdorimit të produkteve 8 Shtator 2026, 16:0216:02Aktualitet Zjarret në Helmas të Kavajës drejt shuarjes, situata vihet nën kontroll 8 Shtator 2026, 15:3915:39Aktualitet Rregullorja e GJKKO-së për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata 8 Shtator 2026, 14:2014:20Aktualitet Vrasje, drogë dhe grupe kriminale/ Hita “shkund” Policinë e Shkodrës: Duhen rezultate në luftën ndaj krimit 8 Shtator 2026, 13:1713:17Aktualitet Ndalimi i celularëve në seanca, Maks Haxhia: GJKKO po tregon mungesë respekti ndaj avokatëve 8 Shtator 2026, 12:5812:58Aktualitet

