Lajme Zone
Kush është Igli që bën “vezën e kuqe” në qeverinë “Rama” dhe pse Kryeministri nuk e mbajti fjalën
PolitikëPamfleti

Kush është Igli që bën “vezën e kuqe” në qeverinë “Rama” dhe pse Kryeministri nuk e mbajti fjalën

Më 17 shkurt 2026, Edi Rama shkoi vetë në AKSH për të prezantuar drejtorin e ri, Igli Tafa. Përballë specialistëve të teknologjisë, kryeministri bëri një premtim që nuk linte shumë hapësirë për interpretim.

Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKSH-it / Igli Tafa thyen hierarkinë e pagave të shtetit: drejtori i AKSHI-t merr rreth 10 milionë lekë të vjetra bruto në muaj, mbi 2.3 herë pagën e Presidentit dhe Kryeministrit, ndërsa specialistëve të IT-së u mbeti vetëm premtimi i Ramës... Rama u premtoi specialistëve të AKSHI-t pagat më të larta në administratën shqiptare. VKM-ja prodhoi një tjetër rekord: shtesa e drejtorit të përgjithshëm u rrit me 5.28 milionë lekë (të vjetra) në muaj, ndërsa ajo e zëvendësdrejtorit vetëm me 200 mijë lekë(të vjetra). Më 17 shkurt 2026, Edi Rama shkoi vetë në AKSH për të prezantuar drejtorin e ri, Igli Tafa. Përballë specialistëve të teknologjisë, kryeministri bëri një premtim që nuk linte shumë hapësirë për interpretim.

“Ne do ta bëjmë AKSHI-n që të ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe mos ketë asnjë ndërmarrje private kapacitet ta konkurrojë”, deklaroi Rama. Ai shtoi se kishte kërkuar prej ministrave të Financave që AKSHI të dilte “jashtë sistemit normal të pagave”, pikërisht për të mbajtur në administratë specialistët më të mirë të IT-së.

Gjashtë muaj më pas, ia vlen të shihet se çfarë prodhoi ky premtim në borderonë e AKSHI-t.

Një specialist IT paguhet rreth 1.7 milionë lekë (të vjetra) në muaj. Në majën e institucionit, ndërkohë, ndryshimi merr përmasa krejt të tjera.

Sipas tabelave të pagave, shtesa për drejtorin e përgjithshëm ishte 920 mijë lekë. Me ndryshimet e reja ajo shkon në 6.2 milionë lekë. Vetëm shtesa rritet me 5.28 milionë lekë në muaj.

Për zëvendësdrejtorin matematika ndryshon rrënjësisht. Shtesa prej 900 mijë lekësh bëhet 1.1 milionë lekë. Rritja është vetëm 200 mijë lekë.

Pra, rritja që merr drejtori i përgjithshëm vetëm te ky komponent i pagës është 26.4 herë më e madhe se ajo që merr zëvendësdrejtori.

Ky raport kërkon një shpjegim publik.

Sepse Edi Rama nuk shkoi në AKSH më 17 shkurt për t'i premtuar Igli Tafës se do ta bënte drejtorin më të paguar në rajon. Ai foli para inxhinierëve, programuesve dhe specialistëve. Kryeministri i quajti ata me të drejtë, asetet më të rëndësishme të Republikës dhe argumentoi se shteti duhej të konkurronte privatin për të mos humbur profesionistët e teknologjisë.

Nëse qëllimi ishte mbajtja e specialistëve, përse diferenca më e madhe përfi në majën e piramidës?

Kush është Igli Tafa që meriton një trajtim të tillë financiar?

Rama e emëroi në krye të AKSHI-t në shkurt 2026, pas largimit të Mirlinda Karçanajt. Kryeministri tha atë ditë se Tafa kishte ardhur në shërbim të shtetit gjatë periudhës së sulmeve kibernetike dhe vlerësoi kapacitetin e tij drejtues dhe njohjen e fushës.

Rezultatet e muajve të parë kërkojnë megjithatë një bilanc më pak ceremonial.

Pamfleti dokumentoi më 19 gusht problemet e përsëritura me fiskalizimin dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit, dy sisteme që prekën drejtpërdrejt aktivitetin e bizneseve. Problemet me fiskalizimin lanë biznese pa kodet përkatëse të faturave, ndërsa problemet e QKB-së penguan kryerjen e veprimeve administrative.

Igli Tafa, ndërkohë, në ditën e emërimit premtoi se AKSHI do të synonte lidershipin përtej rajonit në digjitalizim dhe teknologjitë e avancuara.

Këtu lind paradoksi.

Specialisti që duhet të ndërtojë, mirëmbajë dhe mbrojë sistemet e shtetit merr rreth 1.7 milionë lekë të vjetra. Drejtuesi i institucionit përfiton një shtesë prej 6.2 milionë lekësh të vjetra në muaj, pa llogaritur komponentët e tjerë të pages, që bruto shkon në 10 milionë.

Kjo nuk është më thjesht çështje page. Është çështje e filozofisë me të cilën qeveria shpërblen administratën.

Në një institucion teknologjik, shteti duhet të paguajë mirë drejtuesin. Përgjegjësia për infrastrukturën digjitale të Shqipërisë e justifikon një pagë të lartë. Çështja ndryshon kur diferenca mes drejtuesit dhe njerëzve që mbajnë sistemet në këmbë bëhet kaq e madhe, ndërsa qeveria e kishte justifikuar ndërhyrjen pikërisht me nevojën për të paguar specialistët.

Rama premtoi se do t'i bënte të shtrenjtë njerëzit e teknologjisë.

Nga shifrat e VKM-së del se qeveria bëri shumë më të shtrenjtë Iglin.

Dhe tani qeveria duhet të shpjegojë se çfarë performance, përgjegjësie apo kriteri financiar e justifikon këtë diferencë./Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal. Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.igli tafa paga kryeministri nuk e mbajti fjalën Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët 20 Gusht 2026, 20:1520:15Dosja e zezë Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha 20 Gusht 2026, 17:3217:32Dosja e zezë Igli Tafa, rekord dështimesh te AKSHI/ Sistemet digjitale të shtetit në kolaps 19 Gusht 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol 18 Gusht 2026, 19:5719:57Dosja e zezë Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fs në gjykatë 18 Gusht 2026, 09:0509:05Dosja e zezë Skandal/ Shteti i “Diellës” me dyert hapur; studiuesi amerikan i sigurisë shkarkoi 32 GB materiale nga parlamenti me të dhëna deputetësh... 17 Gusht 2026, 14:1414:14Dosja e zezë