Lajme Zone
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon
PolitikëTelegrafi

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të rregullta dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend. Gjatë bisedës, Kurti dhe Ulutaş diskutuan për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.Kryeministri në detyrë vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me misionin e NATO-s dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.Kurti falënderoi komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për kontributin e misionit të NATO-s dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në funksion të sigurisë dhe stabilitetit. /Telegrafi/