Albin Kurti ka ndarë sot foton nga takimi i tij i parë me Presidentin amerikan Donald Trump, i zhvilluar pak ditë më parë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në postimin e tij, kryeministri i Kosovës tha se e falënderoi Trumpin për mbështetjen ndaj rritjes së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon të bëhet pjesë e Aleancës. LEXO edhe...Kurti dhe Hamza ulen sot në tryezën e negociatave, në fokus presidenti dhe ndryshimet për Dhomat e Specializuara Kurti e cilësoi SHBA-në si "aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special" të Republikës së Kosovës, duke vënë në dukje rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. U.D/ReportTv.al Albin Kurti donald trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2637 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

