Lajme Zone
Kursi i Euros e mbyll javën në rënie dhe me një minimum të ri pranë 92.5 lekëve
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kursi i Euros e mbyll javën në rënie dhe me një minimum të ri pranë 92.5 lekëve

Rënia e kësaj jave e thellon tendencën e zhvlerësimit të Euros gjatë këtij viti. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.8%.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 92.53 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia e kësaj jave e thellon tendencën e zhvlerësimit të Euros gjatë këtij viti. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.8%. Këto të dhëna tregojnë se rënia e kursit të Euros është shpëejtuar sidomos gjatë muajve të deritanishëm të këtij viti. LEXO edhe...Këmbimet valutore arritën rekordin e 4.5 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit, rritje 30% Rënia nisi që në tremujorin e parë, me një tendencë të pazakontë në raport me ecurinë historike të kursit në të këtë periudhë dhe u thellua me ritme më të shpejta gjatë sezonit veror, çka ishte pak a shumë e pritshme dhe në linjë me trajektoren sezonale. Agjentët e këmbimit vlerësojnë se oferta e valutës në treg është e lartë dhe mund të hipotizohet se kjo i detyrohet kryesisht prurjeve nga turistët. Në mungesë të statistikave për ecurinë aktuale, referenca në të dhënat e pjesës së parë të vitit në përgjithësi tregojnë një ofertë të lartë për valutë dhe rritje të këmbimeve valutore në tregun e brendshëm. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Gjithashtu, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave. Sipas saj, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë./Monitor SI.E./ReportTv.al banka e Shqiperise leku euro Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 5463 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?