Lajme Zone
'Nuk e dinim që ishte martuar', familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

'Nuk e dinim që ishte martuar', familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik

Tre ditë pas asaj që besohej se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli humbën jetën në aksidentin tragjik në Manëz. Por ndërsa hetimet në Shqipëri po përpiqen të zbardhin ccfarë ndodhi në rrugë atë natë të vonë, në mediat italiane po flitet për një tjetër mister. Sipas një artikulli të Corriere della Sera, familja e 26-vjeçares italiane thotë se nuk dinte gjë që v

Tre ditë pas asaj që besohej se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli humbën jetën në aksidentin tragjik në Manëz. Por ndërsa hetimet në Shqipëri po përpiqen të zbardhin ccfarë ndodhi në rrugë atë natë të vonë, në mediat italiane po flitet për një tjetër mister. Sipas një artikulli të Corriere della Sera, familja e 26-vjeçares italiane thotë se nuk dinte gjë që vajza e tyre të jetë martuar. Tani, në më pak se një javë pas ngjarjes ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. LEXO edhe...Bilanc tragjik në Durrës, 5 viktima në aksidente në 5 ditë! Shkak shpejtësia e alkooli Sipas medias italiane, një nga mundësitë që po merret në konsideratë është se çifti mund të jetë martuar në Shqipëri, vendi i origjinës së Kleo Vrionit, në një ceremoni private. Megjithatë, kjo mbetet ende një hipotezë dhe nuk është konfirmuar. Në Erbusko, ku jetonte Sara Brugnatelli, miqtë dhe të afërmit janë mbledhur pranë familjes së saj. Famullitari i Zokos, Don Bruno Colosio, e kujton 26-vjeçaren si një vajzë “të dashuruar me jetën dhe me kuajt”, që ishin pasioni i saj më i madh. Ai tregon se Sara kishte një dëshirë të madhe për jetën dhe ishte shumë e lidhur me të atin, për të cilin kujdesej për shkak të problemeve shëndetësore. Sara jetonte në Zoko që prej vitit 2005, por muajt e fundit e ndante jetën mes familjes së saj dhe Kleo Vrionit. Një pjesë të kohës e kalonte në Ponte San Pietro, në provincën e Bergamos, ku jetonte 25-vjeçari. Sipas medias italiane Kleo punonte si murator, ndërsa Sara kishte gjetur punë si shitëse në një dyqan artikujsh për kafshët. Ndërkohë, në Shqipëri vijojnë hetimet për aksidentin që i mori jetën çiftit por edhe 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur rreth orës 02:22 automjeti doli nga rruga dytësore në Manëz dhe u përplas me një bordurë betoni. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes nga Report TV tregojnë makinën duke lëvizur me shpejtësi të lartë pak çaste para përplasjes. Dyshohet se automjeti po qarkullonte me rreth 115 deri në 130 kilometra në orë, ndërsa po verifikohet edhe dyshimi se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit. E ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, në Itali familja e Sarës pret kthimin e trupit të saj pas përfundimit të procedurave në Shqipëri. Ceremonia mortore ende nuk është caktuar, ndërsa për të afërmit mbetet edhe një pikëpyetje që, sipas Corriere della Sera, ende nuk ka marrë përgjigje: nëse Sara dhe Kleo ishin martuar vetëm pak ditë para tragjedisë, pse familja e saj nuk kishte dijeni për këtë martesë? U.D/ReportTv.al Sara Brugnatelli Kleo Vrioni Alvi Muhaxhiri manze aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 5463 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?