Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe stafet e bizneseve që operojnë në sektor, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e rekrutimit të tyre. Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksi, pas rastit të fundit në Ksamil, ku një turist mbeti i vrarë nga Sokrat Vata, punonjës në Principotes, ndërsa viktima dyshohet se është dhunuar fillimisht dhe nga pjestarë të tjerë të stafit. LEXO edhe...Bilanc tragjik në Durrës, 5 viktima në aksidente në 5 ditë! Shkak shpejtësia e alkooli Një qytetare ka denoncuar dhunimin e djalit të saj, në Nao Club Beach në Golem, ngjarje e ndodhur kjo në datën 12 gusht, mes orën 22 e 30 deri në 23:00. Qytetarja rrëfen se djali i saj, së bashku me familjen, ishin për pushime në Golem, ndërsa kanë shtetësi gjermane, pasi prej më shumë se 30 vitesh, jetojnë dhe punojnë atje. Djali i saj është dhunuar nga kamarierët e lokalit, ndërkohë që pavarësisht se policia është njoftuar, nuk ka mbërritur në vendin ku po zhvillohej konflikti, që mund të kishte pasoja dhe më të rënda. Në foto djali shihet i dhunuar dhe nxirë në pjesën e fytyrës, ndërsa ngjarja ka shkaktuar një traumë psikologjike për familjen. Zonja A.Metushi tregon se djali i saj ka qenë në lokal së bashku me miq dhe të ftuar gjermanë, të cilët kanë mbetur gjithashtu të shokuar nga ngjarja. “Përshëndetje, doja të ndaja me ju një dhunim që i është bërë djalit tim në datën 12.08, ora 22.30 deri në 23.00, e kanë goditur shumë keq në Nao club Beach në Golem. Ju lutem mund ta publikoni se është një turp i madh, që vijnë turistët me familjen nga Gjermania, dhe dhunohen nga stafi, ishin 7 kamarier, dhe ky 1. Ky është shteti i krimit që është dhunues me turistat”, shprehet zonja për Shekullin. “Djali im është shtetas gjerman, kemi 36 vite që jetojmë dhe punojmë atje, ky është një turp”, vijon denoncimi. Zonja pretendon se janë interesuar për të marrë pamjet filmike të ngjarjes, por ato nuk i janë dhënë as nga Clubi Nao Beach, dhe as nga bizneset e tjera që janë përrreth./VoxNews SI.E./ReportTv.al golem Nao Club Beach Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 5463 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
