Lajme Zone
Kurbin/ Banorët e Alkut në protestë për rrugën: Asfaltim me cilësi të dobët, nuk përfshin gjithë segmentin! Bashkia: Punimet brenda parametrave
PolitikëReport TV

Kurbin/ Banorët e Alkut në protestë për rrugën: Asfaltim me cilësi të dobët, nuk përfshin gjithë segmentin! Bashkia: Punimet brenda parametrave

Bashkia sqaron gjithashtu se në një tjetër moment do të financohet edhe pjesa tjetër e rrugës, me qëllim përfundimin e ndërhyrjes dhe zgjidhjen e problematikës së infrastrukturës në këtë zonë.

Banorët e Alkut, në Njësinë Administrative Fushë-Kuqe të Kurbinit, janë ngritur në protestë kundër punimeve që po realizohen për asfaltimin e rrugës në zonën e tyre. Ata pretendojnë se ndërhyrja po kryhet pa standardet e duhura dhe se investimi nuk përfshin të gjithë segmentin rrugor me gjatësi rreth 3 kilometra, ashtu siç u ishte premtuar. LEXO edhe...Molotovë dhe gurë drejt një shkolle gjatë protestës në Korçë (VIDEO) Sipas banorëve, rruga po ndërtohet me gjerësi të pamjaftueshme, ndërsa shtresa e asfaltit është vetëm 3 deri në 4 centimetra. Për këtë arsye, ata kërkojnë që punimet të rishikohen dhe shqetësimet e tyre të merren në konsideratë. Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin bën të ditur se asfaltimi i lotit të parë të këtij segmenti rrugor është pjesë e investimeve që po realizohen në infrastrukturën e zonave rurale dhe punimet po kryhen brenda parametrave të parashikuar. Bashkia sqaron gjithashtu se do të financohet edhe pjesa tjetër e rrugës, me qëllim përfundimin e ndërhyrjes dhe zgjidhjen e problematikës së infrastrukturës në këtë zonë, në të cilën jetojnë rreth 70 familje. R.Xh/ReportTv.al Lezhe Kurbin Alkut asfaltim proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 24.1% Jo 71.9% Disi 4.1% Vota total: 295 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?