23 gushti është Dita Evropiane në kujtim të Viktimave të Stalinizmit.
Shqipëria drejtohet prej 35 vitesh nga një klasë politike staliniste.
Kur do ta kremtoni 23 gushtin si Europa, zoti Kryeministër?! Statistika shtetërore e krimeve komuniste 45 vjecare në Shqipëri: Të ekzekutuar për motive politike: 5,037 burra dhe 450 gra
Të dënuar me burgosje politike: 28,788 burra dhe 7,367 gra
Të internuar per motive politike: 50, 217 burra dhe 10,792 gra
U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11,536 familje. U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj.
U burgosën 1,215 burra dhe 38 gra me kombësi jo shqiptare, 95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.
U ekzekutuan dhe u burgosën 120 klerikë katolikë, 83 klerikë bektashianë, 60 klerikë myslimanë, 39 klerikë ortodoksë. U shkatëruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, mes tyre 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe.
Janë 6000 të pushkatuar me gjygj dhe pa gjygj, që nuk u janë gjetur eshtrat.
Në vend u ngrit një sistem burgjesh e kampesh shfarosëse: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelenë, Bulqizë, Spaçi, Qaf-Bari. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

