Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kupola drejtuese e shtetit është nën hetim, kreu i SHISH u arrestua”/ Pedagogu në mbështetje të studentëve: Rama po gabon, qeveria mund të bjerë me protestë masive


Në një intervistë në “News24”, pedagogu Besian Zogaj, u shpreh në mbështetje të protestës së studentëve. Gjatë intervistës, ai theksoi se protesta po i shërben vendit dhe se është një proces risocializimi dhe socializimi.

Në një intervistë në “News24”, pedagogu Besian Zogaj, u shpreh në mbështetje të protestës së studentëve. Gjatë intervistës, ai theksoi se protesta po i shërben vendit dhe se është një proces risocializimi dhe socializimi. Por thekson se mënyra se si e lexon kryeministri, sipas tij do të shtojë edhe më shumë reagimin më të madh të qytetarëve. “Kemi qenë çdo ditë në shesh për t’ju bashkuar studentëve, qytetarëve të lirë. Reagimi i kryeministrit sot ishte për ardhur keq njerëzit kanë zbritur në shesh për t’u shkëputur nga kultura e varësisë, për të hequr njerëz nga puna. Pra duhet parë me kujdes. Kryeministri Përshkallëzimi i protestës nisi më gjuhë qytetare, me fëmijë në shesh me një pamje të bukur dhe kulmoi me protestën më të madhe që ka përjetuar Shqipëria. Por nisi me etiketime, sorra…Zëri i qytetarëve nuk u dëgjua. Unë them se kush ka shkelur në protestë ka qenë gjithmonë me të. Qeveria mazhoranca nuk e ka lexuar mirë dhe po gabon rëndë. Forcat e Rendit duhet të ruajnë rendin por në proporcion me kompetencat që kanë. Kjo qeveri mund të bjerë me protestë masive. Kupola drejtuese e shtetit është nën hetim, kreu i SHISH u arrestua”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta shish studente